Cipras: Marrëveshja e Prespës model ndërkombëtar për zgjidhjen e kontesteve
maqedonia
Cipras: Marrëveshja e Prespës model ndërkombëtar për zgjidhjen e kontesteve

Cipras: Marrëveshja e Prespës model ndërkombëtar për zgjidhjen e kontesteve

Athinë, 16 nëntor – Për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për zgjidhjen e kontesteve bilaterale dhe për perspektivat dhe mundësitë që i hap në planin ekonomik, foli midis tjerash kryeministri grek, Aleksis Cipras në “Thessaloniki summit” e tretë.

“Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve për mënyrë të pranueshme të ndërsjellë. Një model për rajonin shumë të vuajtur të Ballkanit. Është marrëveshja që e potencon Greqia, që i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e shikon në sy të ardhmen dhe mundësitë që i ka para saj”, tha Cipras.

Kryeministri Grek u përqendrua në mundësitë që Marrëveshja e Prespës i hap lidhur me ekonominë.

“Për shembull vendimin të cilin do ta sjellim së shpejti dhe do të mund ta sjellim menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes prej Parlamentit grek, ndërsa ka të bëjë me lidhjen hekurudhore të Athinës, gjegjësisht Pire – Selanik – Shkup – Beograd, një tren i shpejtë dhe modern i cili do të bartë mallra por edhe qytetarë. Projekt shumë i rëndësishëm për rajonin. Gjithashtu edhe projektet të cilat do të realizohen në bazë të masave për ndërtimin e besimit. Vendimi i BEZH-it është të financojë projekte infrastrukturore ndërkufitare dhe lidhje që të mbështetet Marrëveshja e Prespës dhe të financohen këto projekte”, tha kryeministri grek në fjalimin e tij në samit.

Në organizim të Federatës së industrive të Greqisë së Veriut, prej dje, në Selanik filloi Samiti i Tretë i Selanikut i cili këtë vit është me titull “Perspektiva evropiane, lidhshmëria, zhvillimi industrial dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor”.

© ZHURNAL 16.11.2018, 10:25 | D.J. | 827 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."