LSDM: Mickoski të përgjigjet pse ka qenë në Beograd dhe Budapest para arratisjes së Gruevskit?
maqedonia
LSDM: Mickoski të përgjigjet pse ka qenë në Beograd dhe Budapest para arratisjes së Gruevskit?

LSDM: Mickoski të përgjigjet pse ka qenë në Beograd dhe Budapest para arratisjes së Gruevskit?

Shkup, 16 nëntor - VMRO-DPMNE është partia e parë në Europë me kryetar nderi-kriminel në arratistje, Mickoski të përgjigjet për takimin me Gruevskin dhe vizitat në Beograd dhe Budapest, porositën sot nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

"VMRO-DPMNE është partia e parë në Europë me kryetar nderi-kriminel në arratisje. Në vend që të fshehet prapa rrjeteve sociale dhe prapa reagimeve konfuze, Mickoski duhet të përgjigjet para qytetarëve: Cili ishte qëllimi i vizitavce të Mickoskit në Beograd dhe Budapest, para arratisjes së Gruevskit? Me kend është takuar dhe çfarë ka bërë? A kanë lidhje pikërisht këto vizita me planin e arratisjes së kriminelit Gruevski", thuhet në reagimin e LSDM-së.

© ZHURNAL 16.11.2018, 10:24 | Xh.I. | 5,567 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."