VIDEO Meta: Gruevski pranoi se është fajtor - policia shqiptare të përgjigjet s'i ai hyri në Shqipëri
maqedonia

Shkup, 15 nëntor – Presidenti Ilir Meta foli në “Open” edhe për lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.

Meta u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vendin tonë, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.

https://www.youtube.com/watch?v=dxkqrLdDQXE

© ZHURNAL 15.11.2018, 22:48 | B.L. | 6,560 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."