Hasanoviq: Të ikë një person jashtë vendit pa pasaportë, është lëshim i MPB-së
maqedonia
Hasanoviq: Të ikë një person jashtë vendit pa pasaportë, është lëshim i MPB-së

Hasanoviq: Të ikë një person jashtë vendit pa pasaportë, është lëshim i MPB-së

Shkup, 15 nëntor - Edhe eksperti i sigurisë Elmaz Hasanoviq, vlerëson se duhet kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Brendshme. Sipas tij është e palogjikshme që një person të largohet nga shteti pa pasaportë dhe për këtë të mos kërkohet përgjegjësi nga Ministria e Brendshme.

Unë nuk mund të them se cili ministër është fajtorë, por se ka lëshime në procedurë. MPB-ja duhet ti lokalizoj dhe në afat sa më të shpejtë të tregoj se ku janë lëshimet. Sepse t’ju ikë një person nga shteti pa pasaportë, është lëshim i shtetit, të mos flasim kur bëhet fjalë për person që të gjithë e njohin dhe që nuk mund të lëviz pa mos u vërejtur. Edhe në rast se nuk e vërejnë qytetarët, domosdo se do e kishin vërejtur shërbimet e sigurisë – tha Elmaz Hasanoviq, ekspert i sigurisë.

© ZHURNAL 15.11.2018, 21:07 | T.E. | 2,882 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."