Policia e Malit të Zi e konfirmoi prezencën e Gruevskit
Disa pjesë të komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike
maqedonia
maqedonia
Policia e Malit të Zi e konfirmoi prezencën e Gruevskit
Disa pjesë të komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

Policia e Malit të Zi e konfirmoi prezencën e Gruevskit

Shkup, 15 nëntor – Policia në Malin e Zi konfirmoi se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi më 11 nëntor dhe u largua nga vendi të njëjtën ditë.

"Për shkak të interesimit të mediave për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë  se Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi në datën e përmendur më 11 nëntor dhe u largua nga vendi në të njëjtën ditë. Policia malazeze për këtë rast i respekton plotësisht procedurat ligjore", thuhet në deklaratë, transmeton “Zhurnal”.

Policia nuk jep detaje se si Gruevski hyri në vend dhe prej cilit vendkalim kufitar u largua.

© ZHURNAL 15.11.2018, 21:41 | B.L. | 17,619 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

Disa pjesë të komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

Shkup, 15 nëntor 2018 – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-shpërndarës nesër prej orës 8.00 e deri në 15.00 pa energjie elektrike do të mbesin konsumatorët e një pjese të fshatit Marinë dhe fshatit Kadinë në Komunën e Ilindenit.

Në Komunën Qendër konsumatorët e rrugëve “Dimitar Pandilov” me numër 12, 14, 16, 18 dhe 20, nesër prej orës 8.00 e deri në 15.30 do të jenë pa energji elektrike.

Prej orës 9.00 e deri në 15.00 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët të një pjesë të rrugës 1 në Sopishtë, konsumatorët e rrugës “Radishanksa” nr. 30, “Lubotenski pat” dhe nënrrugët përreth, si dhe konsumatorët e e rrugëve “Skupi” dhe nga numri 2 deri në 10, nënrruga 3 dhe 7.

Në Komunën e Gjorçe Petrovit nesër nga ora 9.00 e deri në 14.000 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Hristo Batanxhiev” nr. 15 dhe një pjesë e rrugës “Majski Cvet”, derisa nga ora 10.00 e deri në 11.00 në Komunën Çunçer Sandevë pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Bajnjan.