Hungaria do të dërgojë policë për ta ruajtur kufirin e Maqedonisë
Vangjeli: Gruevski si emigrantë, përmes Prespës, ilegalisht është futur në Shqipëri
maqedonia

Shkup, 15 nëntor - Hungaria do të dërgojë një kontigjent policor prej 30 policësh në Maqedoni për të forcuar mbrojtjen e kufirit kundër emigrantëve të paligjshëm, tha Ministria e Brendshme e Hungarisë. Lajmi u njoftua dje, një orë pasi kryeministri Viktor Orban ka konfirmuar se ish kryeministri Nikolla Gruevski në Budapest dhe aplikuar për azil në Hungari, transmeton "Zhurnal".

Sipas informacioneve, policia hungareze do të patrullojë kufirin Maqedoni-Greqi dhe Maqedoni-Bullgari kurse është e pajisur me automjete, pajisjet për vështrim nate, kamera termike, me qëllim që të zbulojë dhe parandalë kalimet ilegale dhe parandalimin e trafikimit njerëzor dhe kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm. I njëjti kontingjent me 15 policë hungarez do të dërgohet në Serbi.

Policia hungareze deri më tani ka qenë pjesë e forcave policore evropiane që mbrojnë kufirin e Maqedonisë nga emigrantët e paligjshëm.

© ZHURNAL 15.11.2018, 20:05 | B.L. | 10,563 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

Vangjeli: Gruevski si emigrantë, përmes Prespës, ilegalisht është futur në Shqipëri

Tiranë, 15 nëntor - Gazetari Lorenc Vangjeli, të enjten, deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar në këmbë kufirin nga Shqipëria.

Vangjeli u shpreh se Gruevski i shoqëruar edhe nga persona të tjerë me shumë gjasa ka kaluar në këmbë kufirin dhe fjala është për në zonën e Prespës.

Vangjeli: Gruevski ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nuk është paraqitur në asnjë nga pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Dyshimet janë se ai ka kaluar në zonën e Prespës dhe i shoqëruar nga besnikët e tij. Ka kaluar në këmbë. Ai ka kaluar si emigrant i zakonshëm në këmbë në zonën e Prespës, kryesisht në pjesën e minoritarëve maqedonas. Atje në zonën e Pustecit, disa personazhe të zonës, e kanë shoqëruar me makinë dhe ka kaluar një natë në Ambasadën Hungareze. Pasi ishte ideuar plani i arratisjes së tij.

Vangjeli tregoi se pjesa tjetër e udhëtimit të tij ka qenë rrugëtimi përmes Serbisë, për të vazhduar drejt Hungarisë. Dyshimet janë të shumta, por ka zëra se ka pasur edhe një pasaportë të falsifikuar.

© ZHURNAL 15.11.2018, 20:05 | B.L. | 10,520 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."