Nuk ndalet MPB: Arrestohen 42 valltare në klube nate nëpër fshatërat e Tetovës dhe Gostivarit
kronika
Nuk ndalet MPB: Arrestohen 42 valltare në klube nate nëpër fshatërat e Tetovës dhe Gostivarit

Nuk ndalet MPB: Arrestohen 42 valltare në klube nate nëpër fshatërat e Tetovës dhe Gostivarit

Në disa aksione policore në lokale në fshatrat Sedllarcë e Epërme dhe Zhelinë janë arrestuar 14 valltare të cilat në mënyrë jolegale kanë punuar në restorantet në fjalë. Pesë prej tyre kanë qenë nga Shqipëria, një nga Kosova dhe tetë nga Maqedonia, transmeton Zhurnal.

Shtetaset e Shqipërisë kanë qenë të moshës 25 deri 45 vjeçe, ndërsa kosovarja 23. Të njejtat janë arrestuar dhe dorëzuar në pjesën e krimit kufitar, për procedurë të mëtejme.

Është kryer aksion policor gjithashtu edhe në fshatrat Çajle, Forinë, Çegran, Negotinë, Debresh dhe Dobridoll të Gostivarit.

Në këtë aksion, policia ka hasur në 28 valltare jolegale, me çka të njejtat janë arrestuar dhe dorëzuar në repartin për krim ndërkufitar për procedurë të mëtejme./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.11.2018, 12:46 | Z.H. | 20,371 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."