Arrestohet shtetasi i Maqedonisë me mbi 32 kilogram kanabis në Greqi
kronika
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë me mbi 32 kilogram kanabis në Greqi

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë me mbi 32 kilogram kanabis në Greqi

Shkup, 15 nëntor - Policia e Greqisë në anën e tyre në kalimin kufitar Bogorodica, të premten pasdite ka arrestuar 36-vjeçarin shtetas të Maqedonisë, i cili ka tentuar që në Greqi të transportojë mbi 32 kilogram kanabis.

Siç njoftuan nga policia në Selanin, droga ka qenë e paketuar në 61 qese, e fshehur në pjesën e brendshme të makinës, ndërsa policia pas informacioneve të marra ka realizuar aksionin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pas kontrollit të plotë të makinës, me ndihmën e qenit të policisë, në mbrojtësen e makinës dhe tabelën komanduese janë gjetur gjithsej 32 kilogram dhe 766 gram kanabis, të paketuara në 61 qese, të cilat janë konfiskuar. 36-vjeçari pasi është arrestuar, është nxjerrur para gjykatësit të procedurës paraprake dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit”, tha Petros Tanos, shef i zyrës për informacion në Policinë e Greqisë.

© ZHURNAL 15.11.2018, 11:58 | Xh.I. | 2,552 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."