PSP nuk ndjen faj për arratisjen e Gruevskit
maqedonia
PSP nuk ndjen faj për arratisjen e Gruevskit

PSP nuk ndjen faj për arratisjen e Gruevskit

Shkup, 14 nëntor - Prokuroria speciale publike nuk ka asnjë faj për arratisjen e Nikolla Gruevskit. Në vazhdimësi tregojmë dhe ngritim kërkesë për paraburgim, ndërsa gjykata ajo që ka vendosur, ka thënë sot Prokurorja speciale publike Lile Stefanovska për lëndën “Titanik”.

Fajin për arratisjen e Gruevskit, prokurorja Stefanova e sheh institucionalisht.

“PSP në gjithë periudhën e kaluar ka apeluar, sugjeruar dhe ka ngritur kërkesë për paraburgim ndaj të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe të tjerët në lëndën “Titanik”. Gjatë kërkesës së parë për zbatimin e hetimit janë propozuar masa për paraburgim dhe të njëjtat ishin refuzuar. Kur e dorëzuam aktakuzën ngritëm kërkesë për caktimin e masës paraburgim dhe Këshilli penal e refuzoi kërkesën me arsyetim se ekziston rrezik për arratisje, atë mund ta sigurojnë me marrjen e dokumentit të udhëtimit dhe paraqitjen e të akuzuarve një herë në javë. Në ndërkohë, Gruevski ka kërkuar që paraqitja në gjyq një herë në javë t’i zëvendësohet një herë në muaj me çka ne dhamë mendim se duhet të refuzohet si e pabazë, por Këshilli gjyqësor e pranoi kërkesën e tij. Të gjitha këto kushte kanë qenë në dispozicion që të ndodhë arratisja”, ka thënë Stefanova pas seancës së sotme për lëndën “Titanik”.

Sipas saj, rreziku për arratisje është serioze në rastin lidhur me lëndën “Titanik” ku të akuzuarit përballen me dënime me burg më së paku tre deri në katër vjet.

“Mendoj se më parë ai rrezik nuk u mor seriozisht parasysh dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Stefanova.

E pyetur lidhur me lëndën “Tanku” ku është sjell vendim dhe nuk është kërkuar paraburgim për Gruevskin, prokurorja Stefanova ka thënë se nuk mund të jep koment për lëndë të cilën nuk e ka udhëhequr.

© ZHURNAL 14.11.2018, 13:52 | D.J. | 856 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."