Nga nesër, e domosdoshme pajisja dimërore në automjete
maqedonia
Nga nesër, e domosdoshme pajisja dimërore në automjete

Nga nesër, e domosdoshme pajisja dimërore në automjete

Shkup, 14 nëntor – Nesër fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë sot u bëri thirrje vozitësve të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor.

“Edhe pse kushtet e motit ende janë stabile, megjithatë në periudhën në vijim priten temperatura nën zero, posaçërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes. Dukuria e ngricës në vende të caktuara me hije, ura, mbikalime apo nënkalime është pothuajse e qartë, ndërsa gjithashtu gjithnjë më e shpeshtë do të jetë edhe dukuria e rrugëve të ngrira”, thonë nga KRSKRR.

Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë në shumë prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, përkatësisht u regjistrohen 25 pikë negative. Njëherit nëpunësi policor mund të urdhërojë ndërprerje të lëvizjes së mëtutjeshme të automjetit, nëse vozitësi nuk vepron sipas shenjës së komunikacionit për mbajtje dhe përdorim të detyrueshëm, si dhe në situatë kur nuk ekziston shenjë e tillë komunikacioni. Nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojnë zhvillim të papenguar dhe të sigurtë të komunikacionit, përkatësisht detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.

KRSKRR u bën thirrje vozitësve të bëjnë kontrollin dimëror dhe përgatirjen e automjetit të vet, ta sigurojnë me kohë pajisjen e nevojshme dimërore, çdoherë ta mbajnë në auatomjetin e tyre dhe ta prëdorin në mënyrë të drejtë.

Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkelë prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relievëve të shtresës që shkelë minimum prej katër miliemtrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla tl tjera ndihmëse adekuate.

Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota, ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimaëe të relievëve të shtresës së shkelë, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relievëve të shtresës që shkelë, prej së paku katër milimetrave. Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.

Për automjete motorizuese me masë mbi 3.500 kilogramë janë paraparë goma të rrotave në lëvizje me thellësi minimale të relievit prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rotat me thellësi të relievit prej minimum katër milimetrave, si dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat në lëvizje apo vegla të tjera ndihmëse adekuate;

Autobusët dhe automjetet ngarkuese të cilët për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse, nevojitet të kenë pneumatikë dimërorë në rrotat lëvizëse dhe lopatë.

Pneumatikë dimërorë janë ata pneumatikë të cilët në njërën anë kanë shenjën: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe shenjën e fjollës së borës në mal të stilizuar me tre maje.

© ZHURNAL 14.11.2018, 12:40 | D.J. | 1,962 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."