TRAGJEDI NË KUMANOVË 21 vjeçari pa patentshofer godet me veturë një çift nga Sllupçani, vdes burri !
kronika
Tragjedi në Kumanovë 21 vjeçari pa patentshofer godet me veturë një çift nga Sllupçani, vdes burri !

Tragjedi në Kumanovë 21 vjeçari pa patentshofer godet me veturë një çift nga Sllupçani, vdes burri !

Në rrugën lokale Sllupçan - Kumanovë, mbrëmë në orët e vona, një veturë e tipit "BMW" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 21 vjeçari nga Likova, i njejti pa patent shofer, ka goditur direkisht në dy këmbësorë burrë e grua. Çifti janë lëvizur në të njëjtën korsi dhe drejtim sikurse vetura, shkruan Zhurnal.

Nga goditja e fortë, në vend ka humbur jetën burri 39 vjeçar nga fshati Sllupçan, derisa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të rënda trupore.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga Prokurori publik dhe ekip i SPB Kumanovë, dhe me urdhër të Prokurorit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Gjithashtu ndaj 21 vjeçarit është urdhëruar për procedurë hetimore për vepër të kryer penale "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion"./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 14.11.2018, 11:18 | Z.H. | 9,145 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."