Mourinho vendos tre yje të Manchester Unitedit në treg, mund të largohen që në janar
sport
Mourinho vendos tre yje të Manchester Unitedit në treg, mund të largohen që në janar

Mourinho vendos tre yje të Manchester Unitedit në treg, mund të largohen që në janar

Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur me formën e tre Alexis Sanchez, Eric Bailly dhe Marcos Rojos.

Manchester United nuk po kalon formë të mirë dhe trajneri ka kërkuar ndryshime që në afatin kalimtar të janarit.

Jose Mourinho po planifikon t’i largojë tre lojtarë nga ‘Old Trafford’ që në janar për t’i rritur fondet për blerje.

Sipas ‘Telegraph’, lojtarët Eric Bailly, Marcos Rojo dhe Alexis Sanchez, nuk janë në planet e Jose Mourinhos dhe e kanë derën e hapur të largohen që në janar.

Dyshja Eric Bailly dhe Alexis Sanchez janë transferuar te United në epokën e Jose Mourinhos dhe me kërkesë e tij.

Alexis Sanchez mund të rikthehet në La Liga, por kësaj radhe te Real Madrid.

Ai edhe pse është ndër më të paguarit në klub, nuk ka arritur ta tregojë vetën për asnjë moment te Manchster United.

Mourinho kërkon të bëjë investime në mbrojtje dhe sulm. /Telegrafi/ 

© ZHURNAL 14.11.2018, 11:01 | Xh.I. | 1,059 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."