Gjashtë aksidente dje në Shkup
kronika
Gjashtë aksidente dje në Shkup

Gjashtë aksidente dje në Shkup

Shkup, 14 nëntor – Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në Qytetin e Shkupit. Në një nga aksidentet është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit policor, 33 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka qenë në ndikimin e alkoolit, gjashtë shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa nga komunikacioni është përjashtuar edhe një fillestar.

Të përjashtuar nga komunikacioni kanë qenë edhe 88 automjete të paregjistruara, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 61 vetura.

Policia ka sanksionuar edhe tre shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, një shofer për mosdhënie të lejes për parakalim të këmbësorëve, gjashtë për rreshtim jo të rregullt dhe tre për parakalim jo të rregullt.

© ZHURNAL 14.11.2018, 10:07 | Xh.I. | 716 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."