Janakievski: Unë nuk jam sikur Gruevski që të arratisem!
maqedonia
Janakievski: Unë nuk jam sikur Gruevski që të arratisem!

Janakievski: Unë nuk jam sikur Gruevski që të arratisem!

Shkup, 13 nëntor  - Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski ka deklaruar se nuk do të ikë edhe ai sikur ish shefi i tij, Nikolla Gruevskit.

Janakievski ka thënë se ai nuk planifikon të largohet nga Maqedonia dhe se ai është aktualisht në Shkup, duke njoftuar shfaqjen e seancës dëgjimore për nesër.

Por, dikru edhe Gruevski pat deklaruar se nuk do të ikë nga Maqedonia, por në momentin kur ai duhej të shkonte n ë burg, vendosi që të arratiset fshehurazi drejt Hungarisë.

“Zhurnal”, nga burime të veta ka mësuar se bashkë me Gruevskin në ambasadën hungareze para dy javësh ka qenë edhe ish -Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

© ZHURNAL 13.11.2018, 21:24 | B.L. | 9,102 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."