ZYRTARE, KONFIRMOHET LAJMI I ZHURNALIT MPB konfirmon se Gruevski gjendet në Hungari 
maqedonia
Zyrtare, konfirmohet lajmi i Zhurnalit MPB konfirmon se Gruevski gjendet në Hungari 

Zyrtare, konfirmohet lajmi i Zhurnalit MPB konfirmon se Gruevski gjendet në Hungari 

Shkup, 13 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë zyratisht ka konfirmuar se ish kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Hungari, njofton “Zhurnal”. MPB ka marrë informacion në rrugë zyrtare se Gruevski aktualisht gjendet në Hungari dhe ka kërkuar azil politik në këtë shtet. Cilat janë procedurat e mëtutjeshme që do të ndjeken, pritet të mësohen në të ardhmen.

Gjithashtu, MPJ e Maqedonisë ka njoftuar se e ka ftuar në bisedë informative ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni nga i cili ka kërkuar sqarim për çështjen e Gruevskit.

Ambasadori hungarez ka dekalaruar se e shteti i tij e mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, pa dhënë detaje për çështjen e ish kryeministrit të arratisur.

© ZHURNAL 13.11.2018, 18:34 | B.L. | 4,859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."