Benzinat lirohen për 4,5, ndërsa dizeli për tre denarë
ekonomi
Benzinat lirohen për 4,5, ndërsa dizeli për tre denarë

Benzinat lirohen për 4,5, ndërsa dizeli për tre denarë

Shkup, 12 nëntor – Çmimi i benzinave nga mesnata do të zvogëlohet për 4,5 denarë, i dizelit për tre denarë, ndërsa i karburantit ekstra të lehtë për 3,5 denarë, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Sot e kemi një prej uljeve më të mëdha të çmimeve të benzinave dhe të dizelit që kur ekziston Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo nuk është meritë e jona, e as paraprakisht me meritë apo faj tonin ishte rritja e çmimit të karburanteve, thjeshtë të tilla janë trendet në bursën për naftë. Ne vetëm e zbatojmë metodologjinë e cila është pjesë e marrëveshjes shitblerëse për OKTA e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 1999″, deklaroi Bislimovski.

© ZHURNAL 12.11.2018, 13:04 | D.J. | 3,690 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."