Një shkupjan sulmohet nga qen endacakë
kronika
Një shkupjan sulmohet nga qen endacakë

Një shkupjan sulmohet nga qen endacakë

Shkup, 11 janar - Një gjashtëdhjetë e tre vjeçar nga Shkupi ka paraqitur se dje rreth orës 11:30 minuta është sulmuar nga dy qen endacakë në rrugën "Februarski pohod" në Novo Lisiçe.

Siç njoftoi MPB, një prej qenve e ka kafshuar atë në pjesën e pasme të këmbës së majtë duke e lënduar dhe gjakosur.

Shkupjani ka shkuar vetë në Klinikën Infektive ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Policia sot konfirmoi se rasti është paraqitur në orën 11:45 minuta.

© ZHURNAL 11.01.2018, 13:15 | Xh.I. | 1,173 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."