ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kulturë
Pesë artistë të shpërblyer për "Formati i vogël 2017" i SHAFM-së

Në Qendrën Informative Kulturore deri më 20 janar do të jetë e hapur ekspozita vjetore "Formati i vogël 2017" e

134059027.jpg

Shkup, 11 janar - Në Qendrën Informative Kulturore deri më 20 janar do të jetë e hapur ekspozita vjetore "Formati i vogël 2017" e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Maqedonisë - SHAFM. Në ekspozitë marrin pjesë 54 autorë- anëtarë të SHAFM nga mbarë Maqedonia me më shumë se 100 vepra të punuara me teknika të ndryshme artistike.

SHAFM dhe QIK edhe këtë vit i ndanë mirënjohjet në këtë manifestim republikan të artit figurativ. Çmimi për pikturë i është ndarë Dragan Vetrovskit - Alpi, Agron Abdullai e fitoi çmimin për grafikë, çmimin "Konstatin Mazev-Koce" i është ndarë Silvana Antasatosovskës, "Vangel Koxhoman" Zhaklina Gligorevska-Koçoskës dhe çmimi "Adem Kastrati" artistit Burhan Ahemti.

 

Мал формат 2

 

Ekspozita e sivjetme i është kushtuar formatit të vogël i cili, sipas SHAFM, është sfidë krijimtarie dhe praktikë e shpeshtë ditore e piktorëve dhe skulptorëve në plastikën e imtë.

"Magjia e katrorit të vogël në sipërfaqe prej 25x25 ende paraqet joshje edhe për mjeshtërit më të mëdhenj të furçës dhe ngjyrës", thonë nga SHAFM, organizatorë të kësaj ekspozite vjetore.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.01.2018, 11:48  | Xh.I. | 866 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | Xh.I. | 2.167 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.