« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
BPRM: Vazhdon rimëkëmbja e ekonomisë
133011494 1.jpg

Shkup, 10 Janar - Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vlerësoi se në tremujorin e fundit vitin e kaluar ekonomia vazhdoi të rimëkëmbet, si pasojë e aktivitetit në industri dhe tregti.

"Deri tani treguesit që janë në dispozicion me frekuentim të lartë për aktivitetin në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në përgjithësi çojnë në rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë, pas rënies së aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar dhe rimëkëmbje mesatare në tremujorin e tretë, kumtoi pas seancës së sotme Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë konstatim, sipas BPRM-së, potencojnë të dhënat për aktivitetin në industri dhe në tregti, ndërsa aktiviteti ndërtimor vazhdoi të zvogëlohet. Njëherit, sipas BPRM-së, në kushte më të mira ekonomike në tremujorin e fundit potencojnë edhe treguesit për sentiment ekonomik të subjekteve ekonomike.

Duke i shqyrtuar realizimet më të reja në ekonominë e vendit në kontekst të projeksioneve makroekonomike nga nëntori i vitit të kaluar, Komiteti ka konkluduar se bazat ekonomike janë të shëndosha, pa praninë e paekuilibrimeve në ekonomi. Megjithatë, thekson BPRM, u theksua se ende ekzistojnë segmente ku janë të pranishme rreziqe të caktuara dhe të cilat çojnë në nevojën për përmirësimin e qëndrueshëm të pritjeve dhe besimit të subjekteve ekonomike. 

Sipas BPRM, rreziqet rreth inflacionit të projektuar për këtë vit prej dy për qind, vlerësohen si të barazpeshuara.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, rezervat devizore kanë shënuar rritje, në kushte të lëvizjeve të volitshme të tregut devizor dhe intervenimeve të BPRM-së me neto-blerje të devizave. Lëvizjet e rezervave në periudhën e fundit janë më të mira se pritjet, e të gjithë treguesit për mjaftueshmërinë e rezervave devizore edhe më tej lëvizin në zonë të sigurtë.

Ndërkaq, zhvillimet depozitare dhe kreditore po lëvizin në pajtim me pritjet. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.01.2018, 16:22  | I.XH | 425 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
Vajza e Gjyste Vulajt tregon gjoksin, ndizet rrjeti...
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.