Kurirët shqiptarë të rrenave serbe!
Kurirët shqiptarë të rrenave serbe!
opinion
opinion
Kurirët shqiptarë të rrenave serbe!
Kurirët shqiptarë të rrenave serbe!

Kurirët shqiptarë të rrenave serbe!

Ende ka redaktorë në Prishtinë, po edhe në Tiranë, që s’e kanë tejkaluar kompleksin e inferioritetit ndaj propagandës sllave. Duke qenë nën trysninë e shputës së këtij inferioriteti, ata e projektojnë të vërtetën e paredaktuar që vjen përmes tabloidëve serbë , të cilëve nuk iu beson një pjesë e mirë e elitës intelektuale të Beogradit

Nga Emin AZEMI

“Kuriri” serb është i krijuar si medie për qëllime që i shërbejnë një klani të ngushtë politik në Beligrad. Ky tabloid bulevardesk mbahet me para të majme nga mafia politike e Vuçiqit dhe të gjithë ata që duan të mësojnë më tepër për armiqtë e tij, le ta lexojnë këtë tabloid. Ditëve të fundit target i kësaj paçavure serbe ishin disa personalitet të larta politike të Kosovës dhe gjithkush që e lexoi lajmin për gjoja aferën intime të disa prej tyre, do të ketë mbetur i habitur për shpejtësinë e përhapjes së këtij lajmi në një pjesë të hapësirës mediatike në gjuhën shqipe. Ka shumë portale që gjuhën shqipe e përdorin për komunikim, por keqpërdorimin që e bëjnë përmes kësaj gjuhe tejkalon caqet e një informimi të mirëfilltë etik e profesional. Një rrenë e fabrikuar serbe më shpejt mbërrin në Prishtinë se në Vrajë, kurse ata që mundohen të na thonë se detyrë e mediave është të informojnë, nuk e kanë të qartë se jo çdo lajm i rremë mund të shitet si informim. I bie që kurirët shqiptarë po tregohen shumë të zellshëm në shpërndarjen e rrenave serbe.

Në çarshinë e Beogradit nuk shiten thashethemet e mediave të Prishtinës. Në Beograd shumë vështirë depërton e vërteta për Kosovën, ndërkohë që shumë lehtë depërton në Prishtinë pseudo e vërteta që prodhohet nga mediat mafioze të Beogradit. Ende ka redaktorë në Prishtinë, po edhe në Tiranë, që s’e kanë tejkaluar kompleksin e inferioritetit ndaj propagandës sllave. Duke qenë nën trysninë e shputës së këtij inferioriteti, ata e projektojnë të vërtetën e paredaktuar që vjen përmes tabloidëve serbë , të cilëve nuk iu beson një pjesë e mirë e elitës intelektuale të Beogradit. Pikërisht “Kuriri” dhe disa shtylla të tjera ku kryqëzohen kundërshtarët e regjimit aktual serb, janë stigmatizuar nga grupe profesionale e të pavarura të gazetarisë në Beograd, ndërkohë që në raportet e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të drejtave e lirive të njeriut, tabloidët e tillë janë etiketuar si ndotësit më të mëdhenj të hapësirës publike në Serbi.

Transmetimi i rrenës së fundit të “Kuririt” serb ku vihej në spikamë nderi i njerëzve me reputacion publik, mund të jetë një mall që kënaq nevojat bizare të tregut serb, por kur ky lajm me shpejtësinë e rrufesë transmetohet nga mediat në Prishtinë e Tiranë, pa mundin më të vogël të verifikimit të tij, atëherë mund të dyshojmë që sensacioni infektues të ketë prekur një tufë redaktorësh të papërgjegjshëm.

© ZHURNAL 07.10.2018, 07:47 | B.M. | 1,493 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

© ZHURNAL 07.10.2018, 07:47 | B.M. | 1,527 I LEXUAR