Mos vota shqiptare në referendumin
Mos vota shqiptare në referendumin
opinion
opinion
Mos vota shqiptare në referendumin
Mos vota shqiptare në referendumin

Mos vota shqiptare në referendumin

Nga Lavdrim Lita

Qetësi para stuhisë mund të klasifikohet situata post referendum në Maqedoni. Qytetarët, analistët dhe politikanët kanë thënë fjalë e tyre, në mënyra të ndryshme për rezultatin e referendumit. Nga një anë janë pro referendumsit që thonë se, numri i votave është i mjaftueshëm, në të cilët mund të bazohet shumica parlamentare për të vazhduar me ndryshimet Kushtetuese me qëllim që të finalizohet marrëveshja me Greqinë dhe të anëtarësohen në NATO dhe BE. Të tjerët vlerësojnë se ky rezultat i referendumit e vështirëson rrugëtimin e mëtejshëm të Maqedonisë në institucionet euroatlantike.

Dështimi i referendumit me mos daljen e 50 përqind të votuesve tregoi se pavarësisht qëllimeve të mira të lidershipit shqiptaro-maqedonas, sa e vështirë është të tejkalosh trashigiminë 10 vjeçare të familjes Gruesvki-Millajkov.

Për shumë kohë, BE dhe SHBA mbështetën me heshtje interesa të paqarta me kosto të mëdha dhe uniteti i ditëve të fundit i tyre nuk arritën të bindin qytetarët të dilnin masivisht në votime. Mos kuptim i rëndësisë historike të ndryshimit të Emrit të Maqedonisë dhe daljes nga status quoja e stanjacionit, do të ketë pasoja afatgjata.

Duhet të kishte bashkëpërfshirje për organizimin e referendumit dhe nuk mund të bëhej në 45 ditë, pra kishte një nxitim në pak kohë. Dhe kur nxiton gabohet. Një pjesë e madhe e qytetarëve vendosën që ta bojkotojnë. Qytetet shqiptare morën pjesë në një nivel shumë të ulët. Aftësia e liderëve shqiptarë për të mobilizuar elektoratin e tyre ka rënë dukshëm. Nga 500 mijë në total rreth 260 mijë shqiptarë kanë votuar dhe shumica pro. Mesazhi i shqiptarëve ishte i qartë, pro Evropës dhe NATO-s, ndonëse kundër padrejtësisë dhe pabarazisë.

Nga ana maqedonase pati edhe nga ata që u lodhën nga 3 palë zgjedhje në 18 muaj, pra, siç mund të lexohet kishte një refuzim të këtij mekanizmit që mban në këmbë qeverinë Zaev, që fryhet me steriod nga ndërkombëtarët, por që në terren nuk thotë asgjë.

Mos vota shqiptare në referendumin për emrin e ri të Maqedonisë tregoi se ndërhyrja ruse në Shkup shpesh përdoret për të maskuar rënien e fuqisë tërheqëse të perëndimit dhe Evropës në këtë rajon.

Dhe dështimi formal i këtij referendumi (për shkak të bojkotit të shumicës së elektoratit) paralajmëron ditë jo me diell për axhendën euroatlantike të Ballkanit Perendimor, por njëkohësisht do të reflektohet edhe konsolidimin e elitave të kapura nga oligarkia dhe modeli Putinian.

E vërteta është se, tani BE duhet të lidhë telat me qytetarët dhe jo me elitat mëkatare sllavomaqedonase, të cilat kanë 10 vite që e lënë Maqedoninë dhe shqiptarët e maqedonisë jashtë NATO dhe BE.

© ZHURNAL 03.10.2018, 20:28 | B.M. | 883 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

© ZHURNAL 03.10.2018, 20:28 | B.M. | 961 I LEXUAR