Referendumi i Maqedonisë, një tjetër fitore e Rusisë

opinion

Simon Tisdall

Refuzimi i votuesve të Maqedonisë për të mbështetur një ndryshim për emrin e vendit të tyre duket, në shikim të parë, të jetë çështje e një interesi thjesht lokal. Por, rezultati i referendumit të së dielës do të shihet gjerësisht si një fitore e rëndësishme për Vladimir Putin, një pengesë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe një tjetër shembull shqetësues i aftësisë dhe gatishmërisë së Rusisë për të ndikuar në procesin demokratik në vendet perëndimore. Zyrtarët perëndimorë paralajmëruan para votimit se, Moska po përpiqej të ulte pjesëmarrjen në referendum me qëllim që të zhvlerësonte rezultatin. Në këtë rast, më shumë se 90% e votuesve mbështetën ndryshimin e emrit. Por pjesëmarrja ishte rreth 36%, më pak se 50% e kërkuar, për të marrë vendimin e detyrueshëm në parlament. Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë, është zotuar të ecë përpara, por do të përballet me kundërshtim të ashpër nga nacionalistët. Rritja e paqëndrueshmërisë dhe ndarja e sferave të influencës së Rusisë, sipas analistëve perëndimorë, ka arritur në një pikë kritike. Nëse referendumi do të ishte i suksesshëm, do të kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë, e cila ka bllokuar rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Si kudo në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Serbi, Kosovë dhe Malin e Zi, Moska është e vendosur të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të ndikimit perëndimor. Për njohësit e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, metodat e Rusisë në Maqedoni duken shumë të njohura. Të gjitha thuhet se janë përdorur, nga fushatat e dezinformimit dhe “lajmeve të rreme”, teknologjia kompjuterike dhe hakerat, llogari Facebook dhe Twitter dhe pagesat sekrete në kesh. Rusia e mohon ndërhyrjen. Por diplomatët perëndimorë pretenduan muajin e kaluar se 40 postime të reja në ditë, po shfaqen në “Facebook” duke inkurajuar një bojkot për referendumin. Postimet me tekstin “a do të lejoni që shqiptarët të ndryshojnë emrin tuaj?” – ishin një përpjekje e hapur për të ushqyer tensionet me pakicën etnike shqiptare dhe shumicës etnike të sllavëve. Në një incident, mbështetësit e futbollit kundër ndryshimit të emrit, u përleshën me policinë në Shkup. Disa persona, më vonë pranuan se ishin paguar për të shkaktuar telashe nga figura të fshehura. Zaev tha, në një moment se kishte marrë raporte të shumta, sipas së cilës biznesmenët grekë “simpatizantë ndaj kauzës ruse” kishin paguar grupet nacionaliste të djathta, deri në 21,000 dollarë për kryerjen e akteve të dhunës. Ky pohim u mbështet nga James Mattis, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, i cili deklaroi në një vizitë në Shkup se “nuk ka dyshim se, Rusia ka transferuar para dhe po kryen fushatë të fuqishme për ndikim”. Përpjekja e Mattis për të mbështetur votimin e një “Po”, mbështetur nga 8 milionë dollarë në financimin e Kongresit në SHBA, u plotësua nga vizitat e Angela Merkel, kancelares gjermane, Jens Stoltenberg, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe Federica Mogherini, shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Të gjithë ata që u përpoqën t’i sigurojnë maqedonasit sigurinë dhe prosperitetin e tyre të ardhshëm, i shërbyen më mirë integrimit më të ngushtë me Perëndimin. Por ata ishin të pambështetur, të lënë pas dore dhe të anashkaluar nga Moska. Mattis ndoqi ngjarjet në Maqedoni, ndaj ndërhyrjes së mëparshme ruse, tek votat në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Evropë. “Ne nuk duam të shohim se Rusia bën në Maqedoni, atë që ata janë përpjekur të bëjnë në shumë vende të tjera”, tha ai. Në mënyrë të ngjashme, Stoltenberg tha: “Ne kemi parë që Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset demokratike politike në këtë rajon për shumë vite”. Ndërhyrja e Rusisë shtrihej në Greqinë veriore, ku katër diplomatë u dëbuan në korrik, për përpjekjen për të ndezur ndjenjat anti-maqedonase në Selanik. Në vitin 2016, Moska u akuzua se po përpiqej të krijonte një grusht shteti në Malin e Zi, për të parandaluar hyrjen në NATO. Si kudo në Evropë, fushata e influencës së Rusisë në Maqedoni ka shfrytëzuar dhe plotësuar rrëfimet e djathtë nacionaliste-populiste, bazuar në nocionet e identitetit, racës dhe kërcënimit të perceptuar të një BE-je të shkatërruar. Dhe mbetet e paqartë nëse veprimet e Moskës e kanë tejkaluar balancën. Paradoksi është se, pavarësisht nga vendi i tyre, shumica e maqedonasve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO, sipas një sondazhi të kohëve të fundit. Kjo perspektivë ka rënë, të paktën tani për tani. Në garën e vazhdueshme në Evropë për pushtet dhe ndikim, Rusia përsëri fiton influencë./ The Guardian

© ZHURNAL 02.10.2018, 22:59 | B.M. | 799 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

© ZHURNAL 02.10.2018, 22:59 | B.M. | 866 I LEXUAR