Ish-ndërmjetësuesi britanik: Shkëmbimi i kufijve nuk përjashtohet
maqedonia
Ish-ndërmjetësuesi britanik: Shkëmbimi i kufijve nuk përjashtohet

Ish-ndërmjetësuesi britanik: Shkëmbimi i kufijve nuk përjashtohet

Shkup, 22 tetor - Për ish-ndërmjetësuesin në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, shkëmbimet territoriale nuk duhet të përjashtohen nga përpjekjet e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

“Bisedimet, – paralajmëroi ai, – nuk janë ende mjaftueshëm të detajuara”, ndërsa e sheh si të pavend krahasimin me Bosnjen.

“Njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme. Unë, nga ana ime nuk e kuptoj analogjinë me Bosnjen. Nëse i gjithë lidershipi boshnjak do të binte dakord për diçka dhe do të thoshte ‘Ne duam të ndryshojmë kufijtë’, mendoj se BE-ja do të ishte e kënaqur”, thotë diplomati britanik.

Megjithatë, “kufijtë janë gjithmonë të ndjeshëm, – shtoi Cooper, – dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk mjafton vetëm që udhëheqësit të bien dakord. Duhen konsultuar gjithashtu edhe njerëzit më të interesuar në këtë mes, që janë personat të cilët jetojnë në atë zonë”.

Cooper e mbështet hapur perspektivën e një shkëmbimi territoresh mes Kosovës e Serbisë. A mund të arrihet këtë vit, apo vitin e ardhshëm, një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit?

Cooper nuk bën parashikime, por sqaron se negociatorët kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë, nisur edhe nga fakti që bisedimet – sipas tij, – nuk janë të detajuara aq sa duhet, sepse – siç shprehet, – “në momentin që përpiqesh ta shkruash diçka, bëhet më e vështirë”.

© ZHURNAL 22.10.2018, 15:46 | D.J. | 331 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."