Mijallkov demanton se ka ndikuar ndaj deputetëve, thërret në unitet për antarësim në BE dhe NATO
maqedonia
Mijallkov demanton se ka ndikuar ndaj deputetëve, thërret në unitet për antarësim në BE dhe NATO

Mijallkov demanton se ka ndikuar ndaj deputetëve, thërret në unitet për antarësim në BE dhe NATO

Shkup, 22 tetor - Ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov në një prononcim për Press24 thekson se tani nuk është koha për të krijuar ndarje, transmeton Zhurnal. Ai thotë se tani na duhet bashkim si asnjëherë më parë.

"Ndjej obligim që të sqaroj opinionin sepse këto ditë shpesh është përmendur emri im në disa media. Në ditën e dorëheqjes time nga gjitha funksionet partiake vitin e kaluar, nuk kam marrë pjesë në asnjë formë të punës në partinë politike ku kam kaluar shumë vite. Kështu hedhë poshtë spekulimet se kinse unë kam ndiuar ndaj kryetarit të partisë, organeve të partisë, deputetëve etj", thotë Mijallkov.

Ai thotë se nuk duhet të harrojmë se VMRO-ja historikisht ka pasur orientim pro-perendimor, njejtë si VMRO-DPMNE-ja që nga themelimi i saj.

"Ky koncept pro-perendimor ishte një nga fundamentet e partisë, me qëllim të vetëm integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO", shprehet ish shefi i DSK-së.

Për fund Mijallkov porositë gjithë patriotët, anëtarët dhe mbështetësit të politikave të VMRO-DPMNE-së se tani është e nevojshme një VMRO-DPMNE e bashkuar, e cila do të jetë shtyllë e një Maqedonie të sigurt dhe përparimtare", thotë Mijallkov.

© ZHURNAL 22.10.2018, 15:38 | Xh.I. | 421 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."