Nacevska dhe Mitrevska janë emëruar zv/guvernatore të BPRM
maqedonia
Nacevska dhe Mitrevska janë emëruar zv/guvernatore të BPRM

Nacevska dhe Mitrevska janë emëruar zv/guvernatore të BPRM

Shkup, 22 tetor - Emilia Nacevska dhe Ana Mitreska janë emëruar zëvendës guvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Propozimi i guvernatores Anita Angelovska Bezhovska që Nacevska dhe Mitreska të zgjidhen zëvendës guvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbështet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 18 tetor në suaza të seancës së 60-të.

Një ditë më pas, siç informojnë nga BPRM, Nacevska dhe Mitreska dhanë betim solemn para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.

© ZHURNAL 22.10.2018, 15:24 | Xh.I. | 264 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."