ANALISTËT VMRO nuk ka qenë asnjëherë parti e fortë, forcën e saj e ka marrë nga pushteti diktatorial 14 vjeçarë
maqedonia
Analistët VMRO nuk ka qenë asnjëherë parti e fortë, forcën e saj e ka marrë nga pushteti diktatorial 14 vjeçarë

Analistët VMRO nuk ka qenë asnjëherë parti e fortë, forcën e saj e ka marrë nga pushteti diktatorial 14 vjeçarë

Shkup, 22 tetor -  Deri para disa muajsh VMRO-DPMNE llogaritej nje parti e fuqishme dhe me ndikimi politik, madje para se ajo të kalojë në opozitë ishte një forcë politike emri e së cilës kur e përmendënin njerëzit ju "nginte" edhe buzqeshja. Por ç farë ndodhi!? Për një kohë të shkurtë është shëndërruar në një forcë politike e cila rrezikon shpartallimin e saj dhe kalimin e deputetëve të saj në një grup të pavaruar deputetësh ose në taborin e LSDM-së.

Analisti politik, Arben Llalla vlerëson se VMRO nuk ka qenë parti e fortë, forcën asaj ja ka dhënë pushteti diktatorial 14 vjeçarë. 

"Deputetët e VMRO që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese kanë votuar për të mirën e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe BE. Nuk besoj se këta deputet do i bashkohen LSDM, por mund të grupohen në ndonjë parti të vogël. VMRO është e pasur ekonomikisht si pasojë e vjedhjes gjatë kohës së pushtetit. Mendoj që do ketë rrjedhje të tjera të deputetëve nga VMRO", thotë për ZHurnal, Arben Llalla, historian.

Nga ana tjetër, gazetari dhe opinionisti Naim Sinani  thekson se pas joshjes që u bëri kryeministri Zoran Zaev me premtimin për falje, ishte e pritshme se disa deputet të VMRO-DPMNE-së do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. 

"Përçarja brenda VMRO-së ka nisur që në publikimin e "bombave" pasi në bisedat e përgjigja u kuptua se si është udhëhequr shteti. Kjo e rrëzoi mitin patriotik të Nikolla Gruevski, prandaj me të humbur pushtetin, ish zyrtarët e korruptuar filluan të mendojnë për të shpëtuar kokën. Ndryshimet kushtetuese ishin një mundësi e mir për deputetët që ndiqeshin nga PSP dhe për dhunën e 27 prillit në kuvend, prandaj edhe duket se e shfrytëzuan. Ata tani kur janë përzënë nga partia amë , nuk do të kalojnë në LSDM por do të krijojnë grup parlamentar i cili do të përkrahë qeverinë", thekson Naim Sinani, gazetar dhe opinionist.

© ZHURNAL 22.10.2018, 16:00 | D.J. | 4,062 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."