Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologun amerikan Pompeo
bota
Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologun amerikan Pompeo

Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologun amerikan Pompeo

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu përmes telefonit ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime diplomatike në Ankara për AA thanë se Çavuşoğlu dhe Pompeo kanë diskutuar mbi temat për të cilat mbrëmë vonë gjithashtu përmes telefonit diskutuan presidentët Erdoğan dhe Trump.Zyra e presidentit të Turqisë më herët njoftoi se Erdoğan dhe Trump kanë biseduar çështjet dypalëshe, luftën kundër terrorizmit, vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe situatën aktuale në Siri.Komunikata thekson se Erdoğan dhe Trump kanë diskutuar edhe për procedurat ligjore në rastin lidhur me pastorin amerikan Andrew Bronson si dhe luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë dhe FETO-n.Erdoğan dhe Trump dakordohen për domosdoshmërinë e ndriçimit sa më të shpejtë të të gjitha detajeve rreth vrasjes së gazetarit Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor në kompleskin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas pretendimeve disa ditore se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, autoritetet saudite të shtunën në mëngjes njoftuan se Khashoggi është vrarë gjatë një zënke në konsullatë.Hetimet për vrasjen ende janë në vijim ndërsa detyra kryesore e hetuesve është gjetja e pjesëve të trupit të Khashoggit dhe gjetja e përgjegjësve të vrasjes.

© ZHURNAL 22.10.2018, 11:13 | Xh.I. | 14 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."