Largimi i Kotzias, Milo: Jo faktor vendimtar për destabilitet në Rajon

maqedonia

Shkup, 19 tetor - Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias që merrej me Tiranën dhe me Shkupin është larguar me termet një ditë më parë. Ministri iku duke lënë një sherrnaje për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë dhe pa firmosjen e paketës së marrëveshjes me Detin me Shqipërinë.

Dorëheqja e Kotziasit duket se në politikën shqiptare dhe atë në Ballkan ka sjellë një shqetësim në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë me fatin e këtyre marrëveshjeve. Në një panel të ftuarish në Real Story, të gazetarit Sokol Balla është diskutuar në lidhje me ndikimin që mund të ketë ky largim për vendin tonë dhe Maqedoninë kryesisht.

Historiani Paskal Milo në fjalën e tij ka theksuar se dorëheqja e Kotzias është e rëndësishme, por që nuk do të ketë ndikim për të trazuar rajonin. Gjithashtu ai ka theksuar se procesi i marrëveshjeve është e pakthyeshme për shkak të fazës në të cilën ndodhen tashmë ato.

Ndërsa ish ministri i punëve të Jashtme, Tritan Shehu ka theksuar faktin se nuk është e rëndësishme dorëheqja e ministrit sa vijimi i negociatave të paketës së marrëveshjes me detin apo Prespes në vijim.

“E vetmja rrugë për marrëveshjen tonë dosja në Strasburg, pasi negocimi në atë dosje, për shkak të mënyrës se si është hartuar ajo është shumë e vështirë të zgjidhet nga ne, e cila kërkon negociata dhe ne sjemi të mirë në këtë pjesë.”

Gjithashtu në lidhje me dorëheqjen e ministrit të jashtëm grek kanë folur dhe dy zv-kryeministrat ai i Maqedonisë Bujar Osmani dhe Kosovës Enver Hoxha, transmeton Zhurnal.

Të dy theksuan faktin se dorëheqja është e rëndësishme, por që nuk do të ketë pasoja në marrëveshjet në fjalë, pasi tashmë ato e kanë kaluar fazën e rrezikut.

Sipas Osmanit marrëveshja e Prespës e ka kaluar fazën e rrezikut, pasi është firmosur dhe pranuar nga ndërkombëtarët ajo do të rrezikohej nëse dorëheqja do të ndodhte para firmaosjes së saj. Por tashmë nuk ka kthim pas.

© ZHURNAL 19.10.2018, 09:30 | D.J. | 66 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

© ZHURNAL 19.10.2018, 09:30 | D.J. | 210 I LEXUAR