Për një Ballkan më të sigurt, i domosdoshëm çlirimi nga "koburet" nën jastëk
maqedonia
Për një Ballkan më të sigurt, i domosdoshëm çlirimi nga "koburet" nën jastëk

Për një Ballkan më të sigurt, i domosdoshëm çlirimi nga "koburet" nën jastëk

Shkup, 19 tetor - Do të bëjmë çmos që në kuadër të negociatave tona për anëtarësim, por edhe në kuadër të të gjitha këtyre iniciativave që janë hapur me vendet e rajonit, ta bëjmë Ballkanin dhe rajonin më të sigurt, tha ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, në takimin e nismës francezo-gjermane për koordinim të donatorëve lidhur me trafikimin e paligjshëm të armëve në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo iniciativë, si pjesë e procesit të Berlinit dhe këto seminare të cilat zbatohen, në veçanti në luftën kundër armëve të lehta dhe atyre të vogla, jemi të vetëdijshëm që një pjesë e mirë e armëve të këtilla ndodhen në këto zona. Ekzistojnë edhe iniciativa të tjera të cilat do ta rrisin efikasitetin e institucioneve në Maqedoni dhe këto projekte realizohen me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë”, tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, transmeton Zhurnal.                                                                           

Ambasadori francez në Maqedoni, Christian Timonie, theksoi se seminari është një ilustrim i vullnetit francezo-gjerman për të marrë pjesë plotësisht në angazhimin që Maqedonia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

"Qëllimi është çlirimi i rajonit të Ballkanit nga armët e lehta që qarkullojnë pa kontroll. Pasi që është e mundur një ngjarje e rëndësishme, ne jemi shumë të kënaqur që zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm pranoi të hapë këtë seminar dhe në këtë mënyrë të demonstrojmë që Qeveria e Maqedonisë dhe autoritetet e saj se sa është e rëndësishme lufta kundër armëve të paligjshme të kalibrit të vogël”,- tha ambasadori francez në Maqedoni, Christian Timonie, transmeton Zhurnal.

Më 11 dhjetor, Franca do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë në Paris për të diskutuar rezultatet e takimeve të koordinimit të donatorëve për të paraqitur planet lokale të veprimit për zbatimin e Planit Rajonal dhe identifikimin e kontributeve të donatorëve për financimin e tij.

Në fund të 2019-s, Gjermania do mbajë një konferencë monitorimi në Berlin, ku do të shikohet viti i parë i zbatimit të planit rajonal dhe planeve kombëtare të veprimit. 

© ZHURNAL 19.10.2018, 11:00 | D.J. | 178 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."