NDRYSHIMET KUSHTETUESE Pas obstrukcioneve, qëndron kërkesa e "fshehtë" e VMRO-DPMNE-së për amnisti
maqedonia
Ndryshimet Kushtetuese Pas obstrukcioneve, qëndron kërkesa e "fshehtë" e VMRO-DPMNE-së për amnisti

Ndryshimet Kushtetuese Pas obstrukcioneve, qëndron kërkesa e "fshehtë" e VMRO-DPMNE-së për amnisti

Shkup, 18 tetor - Duke përcjellë debatet e hapura në Parlamentin e Maqedonisë lidhur me të ashtuquajturen "Marrveshtja e Prespës" dhe që pason si vazhdë e procesit pas dështimit të Referendumit të 30 shtatorit, nuk mund të jepet një mendim i prerë mbi epilogun e pozicionimit të taborreve të ndara në dy bloqet parlamentare maqedonase; pozitë- opozitë, thotë në një prononcim për ZHurnal, profesori universitar, Sabaudin Zhuta, duke folur për epilogun e mundëshëm të senacës parlamentare ku në rend dite janë ndryshimet Kushtetuese.

"VMRO-ja opozitare,këmngul në kundërshtimin e kësaj marrveshtje me pretekst gjajase u tha fjala e popullit- duke cituar konstatimin e Komision Zgjedhor Shtetëror: "Referendumi llogaritet i dështuar"!  Kjo marrveshtje obligon 2/3 e votave të deputetëve  PËR që të konstatohet si e suksesshme, që don të thotë 80 vota pro.  Mazhoranca me ngulm insiston të bindë opoziten e " pabindur", e cila pos vërejtjeve të shumta në procedurat,nuk dha asnjë alternativë të zgjidhjes së mundshme. Në thelb, të gjithmë tani e kan të qartë se pas këtyre obstrukcioneve, qëndron kërkesa e "fshehtë" e VMRO-DPMNE, së për amnistimin e veprave të shumta koruptive e kriminale të shum funkcionarëve të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe ish Kryeminintrin N.Gruevsi. Kjo dhe nënkupton se edhe kjo përpjekje ka gjasa reale të dështon, edhepse Kryeministri Zaev e tha hapur se dora e pajtimit është e shtruar, kjo dorë që realisht është vështir të kap shtyllën e tretë të pushtetit/ GJYQËSORIN!", thotë për Zhurnal, Sabaudin Zhuta, profesor universitar. 

Ai thekson se gjërat janë kaq provizore sa që të gjithë e kan kuptuar se mes diskutimeve në parlament,në fakt "lexohet" theksi marketing partiak dhe paralajmrim i  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të paralajmëruar për muajin nëntor të këtij viti.

"Është për tu habitur me subjektet politike shqiptare, pozicionimi i tyre në këto ditë debative, neglizhenca dhe mungesa e guximit për ti shtruar hapur kërkesat dhe nevojen për ndryshime kushtetuese dhe në preambulen e kushtetutes e cila duhet të defilon shtetformësinë, por edhe ligjin e përdorimit të gjuhes shqipe si gjuhë zyrtare, aq më tepër kur tanimë jan shtruar kërkesat me shkrim drejtuar Kryeministrit,Parlamentit dhe organeve tjera shtetërore nga shum asociacione joqeveritare si: Këshilli i Intelektualëve Shqiptar në RM (MEMORANDUMIN, të mbështetur në faktet e fuqishme të autoktonis shqiptare), Këshilli i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Diaspora Shqiptaro-Amerikane etj., por edhe nga dy partitë opozitare, ajo e Aleances Shqiptare dhe "Besa"e Kasamit", nënvizon profesor Zhuta. 

I gjith ky proces, shton mëtej ai, kërkon klimë e potencial human pozitiv, forca të reja në politikë pa hipoteka dhe struktura progresive me koncepte proevroljane dhe vlera universale pa ngarkesa e pa paragjykime.

"Ndoshta zgjedhjet e ardhëshme me struktura të kësaj natyre do ti tejkalojn antagonizmat, paragjykime e ngarkesat e akumuluara në dekadat e shkuara dhe do sjellin një rend të ri shoqëror në shtetin e ri, do sjellin integrimin në NATO dhe do hapen perspektiva të reja Euro-Atlantike", u shpreh Zhuta.

© ZHURNAL 18.10.2018, 09:10 | D.J. | 5,516 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."