Xanakopulos: Marrëveshja e Prespës, e gjallë

maqedonia

Athinë, 18 tetor - Qeveria greke nuk heq dorë nga Marrëveshja e Prespës dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e saj. Deklarata e tillë vjen nga zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, pas dorëheqjes së shefit të Diplomacisë greke, Nikos Kocias.

“Zaev dhe Cipras janë të lidhur me marrëveshjen e Prespës, do të bëjnë gjithçka që është në duart e tyre që të shfrytëzohet kjo mundësi, të shfrytëzohet kjo dritare dhe përfundimisht të kalojmë në ditën tjetër në marrëdhëniet midis dy shteteve, por edhe stabilitetit të Ballkanit. Marrëveshja e Prespës jo vetëm që është e gjallë, por është edhe synim kryesor politik për ne”,- është shprehur Xanakopulos.               

DORËHEQJA E KOCIAS, XANAKOPULOS: DUHET TË QARTËSOHEN ARSYET

Në intervistën për televizionin shtetëror grek, Xanakopulos ka komentuar edhe marrjen në duar të Ministrisë së Jashtme greke nga ana e kryeministrit Cipras, që, sipas tij, jep mesazh qeverisë greke kah duhet të shkojë.

“Kryeministri, si iniciator i arritjes së Marrëveshjes së Prespës, kuptohet me ndihmën e Kociasit, dje dërgoi porosi të qartë dhe kahje qeverisë greke. Dorëheqja e Kociasit për mua është politikisht e pakuptimtë dhe vetë Kociasi do të duhet t’i sqarojë arsyet e dorëheqjes”,- ka shtuar Xanakopulos.

Qeveria greke vlerëson lartë dhe mbështet përpjekjet e Zaevit në zgjidhjen e kontestit të emrit dhe presin rezultate pozitive nga kuvendi për të hyrë në fuqi kompromisi i Prespës.

Ekzekutivi grek vlerëson se deri në mars do të qartësohet situata dhe se parlamenti grek ka shumicën për të ratifikuar marrëveshjen. Por, pas dorëheqjes së Kociasit mediat greke raportojnë se ai më 22 tetor do të mbajë një fjalim të fuqishëm, i cili mund të shkaktojë dridhje të reja politike.

Kociasi pritet të flasë për marrëveshjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe çështjet e lëna pezull me Shqipërinë.

© ZHURNAL 18.10.2018, 19:21 | T.E. | 94 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

© ZHURNAL 18.10.2018, 19:21 | T.E. | 194 I LEXUAR