Këshilli i Evropës vendosi që BE-ja të ballafaqiohet me kanosje hibride, kibernetike, kimike, biologjike...
maqedonia
Këshilli i Evropës vendosi që BE-ja të ballafaqiohet me kanosje hibride, kibernetike, kimike, biologjike...

Këshilli i Evropës vendosi që BE-ja të ballafaqiohet me kanosje hibride, kibernetike, kimike, biologjike...

Bruksel, 18 tetor - Këshilli i Evropës sot vendosi që BE-ja të vazhdojë t'i përforcojë mundësitë e saj për ballafaqim me kanosje hibride, kibernetike, kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Këshilli i Evropës e dënon sulmin armiqësor elektronik ndaj Organizatës për ndalesë të armëve bërthamore (ONAB).

Kanosjet dhe sulmet e këtilla e përforcojnë vendosmërinë tonë të përbashkët që të vazhdojmë ta përforcojmë sigurinë e brendshme të BE-së, si dhe aftësinë dhe mundësitë për zbulim, parandalim dhe përgjigje të aktiviteteve armiqësore të rrjeteve zbuluese të huaja, thuhet në konkluzionet nga takimi i shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Këshilli i Evropës bën thirrje për masa të orientuara drejt luftës kundër sulmeve ilegale dhe kiber dhe e thekson nevojën për mbrojtje të sistemeve demokratike të BE-së dhe luftë kundër dezinformatave, duke përfshirë edhe në virgjilje të zgjedhjeve vijuese për eurodeputetë, me respektim të plotë të së drejtave themelore.

© ZHURNAL 18.10.2018, 19:18 | B.L. | 202 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."