Kah po shkon VMRO-DPMNE? Nxënësi e parakaloi mësuesin...
maqedonia
Kah po shkon VMRO-DPMNE? Nxënësi e parakaloi mësuesin...

Kah po shkon VMRO-DPMNE? Nxënësi e parakaloi mësuesin...

Shkup, 18 tetor - Kur pas 10 muajve Hristijan Mickoski e pasoi Nikolla Gruevskin në krye të partisë, me shumë mundësi rrallë kush ka pritur që lideri i ri i VMRO-DPMNE-së do të arrinë për një kohë të shkurtë të merr kaq shumë revoltë nga faktori ndërkombëtare, me çka paraardhësit të tij iu deshtën një decenie qeverisje për të arritur të njejtën, transmeton Zhurnal.

Mickoski është në rrugën e duhur si lider opozitar, jo vetëm të kontribon për izolim të mëtejshëm të Maqedonisë, por edhe të izolon partinë e tij nga familja europiane të partive demokristiane.

Ish sekretarja shtetërore e SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Viktorija Nulland e cila fuqishëm ka ndihmuar në zgjidhjen e krizave politike gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, asnjëherë nuk ka ardhur në situatë që ti shkruan një letër kaq të ashpër Gruevskit, siç e bëri këto ditë sekretari i tanishëm Ves Miçel me letrën e hapur drejtuar Mickoskit.

Letra e Miçelit, sipas burimeve partiake ka shkaktuar nervozë te ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësia e tanishme e kësaj partie, por si duket jo edhe te vet Mickoski.

Lideri aktual i VMRO-DPMNE-së në mënyrë nonshalante iu përgjigj funksionarit të lartë të State Departamentit se Marrëveshja është e dëmshme për interesat e kombit tim dhe atdheut tim dhe si e tillë është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që u dëshmua edhe në referendumin e fundit”.

Lideri i VMRO-së dërgoi një sërë akuzash në drejtim të Qeverisë së Zoran Zaevit, ndërsa kryeministrin e cilësoi si fajtor kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet marrëveshja për emrin sepse Bashkësisë Ndërkombëtare i ka premtuar diçka që nuk mund ta bëjë. Në përgjigjen e tij drejt Miçelit, Miskoski shton se shpreson që Maqedonia së shpejti të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, por krenare dhe dinjitoze, jo e turpëruar.

Përveç Miçelit, porosi dëshpëruese deri te opozita maqedonase dërgoi edhe kryetari i Partisë popullore europiane, Xhozev Doll. Por edhe kjo nuk i bëri përshtypje Mickoskit i cili deri më tani u përkul vetëm para mbështetësve të tij gjatë fushatës së referendumit në një marsh protestues të VMRO-DPMNE-së në Shtip.

Burime partiake nga VMRO-DPMNE vërtetojnë se Mickoski dhe personat që e rrethojnë nuk janë të brengosur nga paralajmërimet për sanksione të mundshme nga PPE, që mund ta përjashtojnë partinë nga familja europiane të partive demokristiane.

Dhe përderisa Mickoski po tregon dhëmbët faktorit ndërkombëtar dhe autoriteteve maqedonase të cilët presin bashkëpunim nga VMRO-DPMNE për ndryshimet kushtetuese, grupi parlamentar i partisë gradualisht po distancohet nga mendësia e Mickoskit lidhur me qëndrimin për marrëveshjen me Greqinë, me qëllim antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave për antarësim në BE.

© ZHURNAL 18.10.2018, 12:10 | Xh.I. | 6,357 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."