"Skopje Cocktail Week", ngjarje në qytet që feston koktej kulturën
kulture
"Skopje Cocktail Week", ngjarje në qytet që feston koktej kulturën

"Skopje Cocktail Week", ngjarje në qytet që feston koktej kulturën

Gjatë muajit tetor lokalet në shkup e organizojnë ngjarjen e dashur për klientët, Skopje Cocktail Week. Koktej të krijuar në mënyrë perfekte, të dedikuar për sezonin që vijon.

Në periudhën prej 17 deri më 24 tetor, për herë të tretë, po mbahet Skopje Cocktail Week, ngjarje që po mbahet me iniciativë dhe në organizim të Gemak - Kompanisë e cila 27 vite është prezente në treg si partner ekskluziv i kompanisë botërore Diageo, si përfaqësues i brendeve të njohura si: Johnnie Walker, Smirnof, Captain Morgan, Baileys, Bulleit Whiskey, CIROC dhe Zacapa.

Idea, nëpërmjet kësaj ngjarje është që të mbështeten lokalet që të krijojnë oferta të tyre sipas standardeve të larta botërore, dhe me këtë klientëve tu mundësohet një përvojë më ndryshe nëpër ato lokale për sezonin vjeshtë/dimër.

"Gjatë këtij viti si kompani kemi organizuar kurse të shumta për barmenët në gjithë Maqedoninë, dhe këtë herë nëpërmjet punëtorisë që u mbajt një ditë para se të fillojë Skopje Cocktail Week, i informuam dhe mësuam pronarët e lokaleve dhe barmenët për të rejat për sezonin që vjen. Bëhet fjalë për zgjedhje të koktejeve që janë të përshtatshme për shërbim në periudhën dimërore. Na vjen mirë që pronarët dhe barmenët e lokaleve janë shumë e më shumë të interesuar për kurset tona dhe për zhvillim të koktej kulturës. Në kushte të tregut dinamik dhe konkurencës së madhe të lokaleve, pronarët gjithnji përpiqen të jenë më ndryshe në ofertat e tyre. Në këtë mënyrë ne u kemi dhënë mbështetje që të kenë sukses në qëllimet e tyre", deklaroi përfaqësuesi i GEMAK.

Në suaza të ngjarjes, që do të zgjasë nga 17 deri më 24 tetor, do të përfshihe gjithsej 12 lokale ku vizituesit do të mund të porosisin dhe të shijojnë 6 kokteje. Ngjarja me dy organizimet deri tani, u bë si brend tek klientët në lokalet që njohin nga kualiteti i lartë të koktejeve të ofruara. Për këtë shkak, në këtë organizim të tretë, pronarët vullnetarisht kërkuan të kyçen në këtë projekt. Si ekip gëzohemi në çdo bashkëpunim, me shpresë se numri i lokaleve që e bëjnë "Skopje Cocktail Week", do të jetë ende më i madh.

Shihemi në Skopje Cocktail Week
Për më tepër informata për programën dhe vendndodhjen e lokaleve ku do të mbahet Skopje cocktail Week na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
https://www.facebook.com/skopjecocktailweek/
https://www.instagram.com/skopjecocktailweek/

© ZHURNAL 17.10.2018, 11:21 | B.M. | 398 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."