Izet Curri shpërblehet me çmimin "Inspirational Visionary Award 2018"
kulture
Izet Curri shpërblehet me çmimin "Inspirational Visionary Award 2018"

Izet Curri shpërblehet me çmimin "Inspirational Visionary Award 2018"

Shkup, 16 tetor - Dizajneri i njohur Izet Curri që ka tashmë një karrierë të dëshmuar në fushën e dizajnit, së fundmi është shpërblyer me çmimin “Inspirational Visionary Award 2018” në Slloveni.

Çmimi është dhurohet nga "Zavod Big" për njerëzit që e pasurojnë dhe frymëzojnë botën e krijimtarisë kreative dhe përpiqen që të ecin përpara duke zgjeruar kufijtë e dizajnit ndërsa ndihmojnë në nxitjen e mjedisit krijues në rajonin e Evropës Juglindore, shkruan KultPlus.

Aktivitetet e tyre përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në rolin e dizajnit në rajon, dhe për shkak të përpjekjeve të tyre, dizajni i Evropës Juglindore është vënë në hartën e arritjeve më të mëdha të dizajnit.

“Ne të gjithë jemi të tronditur emocionalisht dhe thellësisht të ndikuar nga puna krijuese e këtyre liderëve vizionarë që ndezin pasionet tona dhe na orientojnë në drejtimin e duhur për të nxjerrë më të mirën nga vetja”, shkruhet në njoftim.

Izet Curri, një stilist i mahnitshëm, një dizajner kostumesh dhe një ligjërues me një karrierë 37 vjeçare në Akademinë e Masterit Francais, pas karrierës së tij të shkëlqyer në Paris, ka krijuar edhe dy shkolla, një në Kosovë dhe një në Shkup: “Design Factory” dhe ” Instituti Ndërkombëtar i Dizajnit të Modës “Izet Curri” “. Ai do të dëshironte të ndryshonte kushtet në industrinë e modës të kësaj pjesë të Ballkanit. Ai mendon se është e turpshme që vendet me potencial e më shumë talent nuk janë në gjendje ta zbulojnë kapacitetin e talentëve që kanë. Ai mendon se në Evropën Juglindore ka industri, por nuk ka modë. Ndikimi i modës, domethënë, rrjedh gjithmonë nga vendet më të fuqishme si Franca, Italia ose Anglia. 

© ZHURNAL 16.10.2018, 12:41 | D.J. | 661 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."