Sela i kërkon Zaevit shkarkimin e Osmanit
maqedonia
Sela i kërkon Zaevit shkarkimin e Osmanit

Sela i kërkon Zaevit shkarkimin e Osmanit

Shkup, 11 nëntor - Pas aktakuzave të reja të PSP-së, Qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin politik në vend. Kështu ka thënë Ziadin Sela në emisionin debativ në televizionin 1A me Borjan Jovanovskin dhe Aco Kabranov, ndërsa ka kërkuar nga kryeministri Zaev shkarkimin e menjëhershëm të zv.kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani.

“Kjo qeveri ka humbur kredibilitetin politik. Zaevi që nesër duhet ta shkarkoj Bujar Osmanin, sepse ndryshe nuk ka logjikë. Nëse nuk e bën këtë, atëherë le ta merr dhe VMRO në Qeveri dhe Gruevskin ta bëj zv.kryeministër e pastaj ndoshta më lehtë mund ta zgjidhë edhe çështjen e ndryshimeve kushtetuese”, është shprehur Ziadin Sela.

© ZHURNAL 11.10.2018, 08:48 | B.M. | 5,065 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."