ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Zaev: Gjenerata jonë ka nderin të luftojë për ardhmëri evropiane

Kumanovë, 11 tetor - Luftëtarët e guximshëm në vitin 1941 me zgjedhjen e tyre dhe me njësitet e organizuara të partizanëve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare e përfunduan veprën të quajtur shtet, apo Maqedoni, zgjodhën ta sakrifikojnë edhe jetën për të ndërtuar një shtet të ri, tempull të lirisë dhe t'ua dhurojnë gjeneratave të ardhshme si besëlidhje për ta ruajtur dhe avancuar, tha para të pranishmëve kryeministri Zoran Zaev në Përmendoren në Kumanovë në shënimin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes së Republikës së Maqedonisë.

Delegacione nga Lidhja e luftëtarëve, nga Qeveria, të kryesuara nga kryeministri Zaev, nga Kuvendi, nga Kabineti i presidentit, nga ARM-ja, nga MPB-ja, komuna e Kumanovës dhe e Prilepit, korri diplomatik, shumë institucione, shkolla, organizata civile, qytetarët e Kumanovës sot vendosën lule para Përmendores në Kumanovë.

Duke u kthyer në histori dhe fillimin e kryengritjes së qytetarëve kundër okupuesit fashist, kryeministri para shumë qytetarëve theksoi se festimi i ditëve të tilla tregon se populli i Maqedonisë atëherë kur është më se e nevojshme demonstron guxim dhe durim.

Në shënimin e Ditës së Kryengritjes, kryeministri theksoi se lindja e shtetit të Maqedonisë është rezultat edhe i vendimit personal të çdo pjesëmarrësi në LNÇ, se gjenerata e atëhershme e ka njohur shansin historik dhe e kanë realizuar ëndrrën shekullore për shtetin e vet.

Çdo gjeneratë, shtoi ai, duhet të pyetet se si nga Maqedonia të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.

Misioni, shtoi, është luftë për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, investime në arsim, shëndetësi, rrugë, hekurudha, ndihmë për fermerët, ardhmëri të sigurt të të rinjve.

"Misioni ynë sot është realizimi i synimeve strategjike të cilat mundësojnë realizim të këtyre prioriteteve, tani është koha të dëshmojmë për skeptikët e fundit, se Maqedonia është ylli i ri në plejadën evropiane", tha Zaev.

Në fjalim theksoi se patriotët e vërtetë ndërmarrin aksione dhe e respektojnë të kaluarën e vendit të vet, por më i rëndësishëm është shikimi i tyre drejt të ardhmes.

Data e rëndësishme, simbol i luftës së Maqedonisë për liri në Kumanovë shënohet me shumë manifestime, sportive dhe kulturore, ndër të cilat edhe festimi i sotëm në Përmendoren e Kumanovës. Sivjet komuna e Kumanovës dhe e Prilepit së bashku shënojnë 77 vjet nga Dita e Kryengritjes, Dita e luftëtarit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2018, 14:33  | D.J. | 655 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | D.J. | 243 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.