ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Arkimandriti Partenij e mori çmimin nga Parlamenti Evropian në Bruksel

Dibër, 11 tetor - Në solemnitetin e organizuar në Parlamentin e Bashkimin Evropian, igumenit të Manastirit të Bigorit, arkimandrit Partenij iu dorëzua çmimi më i lartë i nderit të BE-së "Qytetar i Evropës".

Arkimandriti Partenij është qytetari i parë i Republikës së Maqedonisë që e merr këtë çmim të lartë dhe për të cilin u nominua nga eurodeputeti nga grupi i deputetëve ENP/GERB, Andrej Kovaçev.

Parlamenti Evropian këtë çmim e ndan që nga viti 2008 për qytetarë dhe organizata, të cilët kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm ose përkushtim të jashtëzakonshëm për mirëkuptim më të mirë të përbashkët dhe integrim më të ngushtë midis qytetarëve të BE-së, ose për lehtësimin e bashkëpunimit tejkufitar dhe transnacional në BE, kontribut për bashkëpunim kulturor afatgjatë, tejkufitar dhe transnacional që e përforcon frymën evropiane, për ruajtjen e vlerave të përshkruara në Kartën për të drejtat fundamental të njeriut në Bashkimin Evropian. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2018, 14:31  | D.J. | 463 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 2.999 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.