ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Dokumentet flasin ndryshe nga akuzat e PSP-së për Bujar Osmanin, a është ky një "linçim" politik!?

Shkup, 11 tetor - Sëfundmi, në rrjetet sociale dhe në disa portale të caktuara duke u bazuar në një deklratë të kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva u shpërndan lajme nga më të ndryshme për të diskredituar figurën politike të zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, shkruan Zhurnal.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, për të ardhë deri te e vërteta dhe për të kuptuar se çfarë në të vërtet ka ndodhur në kohën kur Bujar Osmani ka qenë ministër i Shëndetësisë, ka arritur të siguron një dokument zyrtar me të cilin të gjitha pretendimet për mallverzime hidhen poshtë si të pabaza, pasi që në bazë të tenderit të shpallur është zgjedhur oferta më e mirë dhe më e lirë.

Pra siç mund të konstatohet nga dokumenti, firma e cila ka fituar tender nga Ministria e Shëndetësisë, në kohën kur Bujar Osmani ka qenë ministër është kompania me ofertë më të lirë dhe e vlerësuar nga një komision përkatës i pavarur me të cilin kanë menxhuar ekspertë të fushës dhe ata kanë bërë vlerësimin, e jo Bujar osmani. 

Ndërkohë në një prononcim për këtë rast, zv/kryeministri Bujar Osmani ka theksuar Në karrierën time dhe në përgjithësi në karrierën time profesionale si Ministër i Shëndetësisë më herët por edhe tash si zëvendës Kryeministër udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, gjithmonë kam punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

"Nuk kam asgjë për të fshehur, përkundrazi pres një hetim më të shpejtë dhe më efikas me qëllim të vetëm të zbardhet e vërteta – se as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj e aq më pak nuk kam mundur të jem i njoftuar me keqpërdorime eventuale, sigurisht nëse ekziston një gjë e tillë", ka theksuar zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Përndryshe, në kohën ku Maqedonia ndodhet në një udhëkryq në të cilin duhet të zgjedh rrugën drejt integrimeve apo të mbetet edhe mëtej një shtet i pazhvilluar, në kohën kur zv/kryeministri Osmani është i angazhuar maksimalishtë në rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, këto lajme të liferuara mund të jenë edhe me prpavijë politike dhe me ndikime nga shërbime të ndryshme.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2018, 13:40  | D.J. | 10,795 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | D.J. | 142 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.