ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Shekerinska: Inkuadrimi i Maqedonisë në botën progresive është rruga reale drejt suksesit

Shkup, 11 tetor - Dita e Kryengritjes së Maqedonisë, 11 Tetori, e simbolizon dëshirën tonë të lashtë për liri dhe drejtësi, për një shtet i cili do të qëndrojë pas atyre vlerave dhe për një të ardhme që do të na i garantojë të njëjtat. Në ditën e sotme para 27 viteve, ambiciet e tilla, dëshirat elementare, janë dukur krejtësisht të pamundshme. Qytetet dhe fshatrat tona, rajoni ynë, Evropa jonë në ato momente i kanë përjetuar ditët më të këqija për ta, në dhunë, okupim, viktima dhe dëshpërim. Pikërisht në momentet më të vështira ishin kalitur interesat kombëtare dhe orientimi ynë strategjik si komb.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në shënimin qendror me rastrin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, që u mbajt para Monumentit të çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit në oborrin e Qeverisë.

Kur kanë shtënë pushkët e para në Prilep dhe Kumanovë, theksoi ajo, kanë shtënë në emër të lirisë, barazisë dhe dëshirës për fitore ndaj tiranisë.

"Dëshmitarët e gjallë nga Unioni i luftëtarëve atë luftë e jetojnë, e mbajnë në vete dhe për këtë si popull u jemi falënderues edhe atyre edhe luftëtarëve të cilët më nuk janë në mesin tonë. Të gjithë ata ishin heronj - të cilët e kanë kuptuar dhe e kanë pranuar përgjegjësinë të cilën e sjell liria. Ata heronj edhe sot na përkujtojnë se: liria nuk është dhuratë, por privilegj", tha Shekerinska.

Barra e çdo lideri të vërtetë të këtij vendi dhe të gjitha vendeve tjera, theksoi Shekerinska, është që ta ruajë dhe të kujdeset, të mos ik nga problemet, por t'i zgjidhë, të mos mendojë për veten, por për vendin e vet dhe ta çojë të paktën një hap përpara prej atje ku e ka trashëguar.

"Në këtë pikëpamje çdo epokë sjell një sfidë dhe përgjigje. Përgjigjja jonë e sfidave bashkëkohore është e qartë dhe ilustrues në përcaktimin strategjik i cili është i qartë dhe konsensual nga fillimi i pavarësisë tonë - Maqedonia anëtare e NATO-s dhe BE-së, e ndërtuar mbi themelet e demokracisë, lirisë dhe barazisë. Këtë do ta zbatojmë, si detyrim ndaj paraardhësve tanë, si obligim ndaj gjeneratave të ardhshme", potencoi Shekerinska,

Ajo theksoi se propozimi qeveritar për ndryshime kushtetuese, i cili hyri në procedurën kuvendore, qartë i përgënjeshtroi të gjitha gënjeshtrat, manipulimet dhe frikësimet në periudhën e fundit.

"Qytetarët tanë meritojnë pozitë të njohur, të konfirmuar dhe më të fuqishme ndërkombëtare. Siç meritojnë edhe shtet evropian, të ligjshëm, të drejtë para të cilit secili qytetar do të jetë i barabartë, shtet i cili do të krijojë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë e vet", tha Shekerinska.

Populli ynë është popull evropian dhe meriton të jetojë në mënyrë evropiane, potencoi Shekerinska dhe shtoi se sot Maqedonia sërish bën përzgjedhje që të përfshihet drejt botës progresive, sepse ajo është rruga jonë reale drejt  suksesit.

Para Monumentit të çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, lule vendosën delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, deputetë, përfaqësues të Kabinetit të presidentit, të ARM-së, korri diplomatik, të vetëqeverisjeve lokale dhe shoqatave civile... 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2018, 13:28  | D.J. | 1,329 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 3.043 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.