Ahmeti: Përpjekjet tona vazhdimësi e përkushtimit të paraardhësve për rreshtim në anën e duhur të historisë
maqedonia
Ahmeti: Përpjekjet tona vazhdimësi e përkushtimit të paraardhësve për rreshtim në anën e duhur të historisë

Ahmeti: Përpjekjet tona vazhdimësi e përkushtimit të paraardhësve për rreshtim në anën e duhur të historisë

Shkup, 11 tetor - Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e ditës së "11 tetorit" thekson se ka nderin që në shënimin e festës shtetërore të kryengritjes popullore t’ju drejtohem me porosi që përpjekjet tona të përbashkëta, si ato të para 77 viteve, si këto të sotmet, gjithënjë ngadhnjejnë sepse paraqesin rrugën e drejtë, rrugën e bashkësisë, lirisë, paqës, sigurisë dhe stabilitetit si dhe marrëdhënieve të mira midis të gjithë neve.

Ai shprehet se përpjekjet tona të sotme janë vetëm vazhdimësi e përkushtimeve të paraardhësve tanë të cilët u rreshtuan në anën e duhur të historisë dhe dolën fitimtar.

"Ne sot e kemi rastin e papërsëritshëm që të vijojmë përkushtimin e tyre dhe të përfundojmë rrugëtimin tonë të gjatë e të mundimshëm të përbashkët drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Guximi dhe sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve duhet të na shërbej si udhërrëfim për vendimmarrjen tonë të sotme sepse përpara nesh qëndron vendimi më i rëndësishëm i gjeneratës tonë për ata që do të vijnë pash nesh. Në frymën e përpjekjeve të përbashkëta historike për liri, të marrim edhe veprim të përbashkët për ardhmëri të paqtë, stabile dhe të sigurtë, me guxim, vizion dhe vendosmëri që po bëjmë punën e duhur!", thekson mes tjerash Ahmeti.

© ZHURNAL 11.10.2018, 12:46 | Xh.I. | 5,011 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm