Në Shkup mbahet evenimenti vjetor i Fondit ‘Ndërtojmë urat’ i mbështetur nga Misioni i OSBE-së
maqedonia
Në Shkup mbahet evenimenti vjetor i Fondit ‘Ndërtojmë urat’ i mbështetur nga Misioni i OSBE-së

Në Shkup mbahet evenimenti vjetor i Fondit ‘Ndërtojmë urat’ i mbështetur nga Misioni i OSBE-së

Shkup, 11 tetor - Më shumë se 700 studentë nga 27 shkolla në mbarë vendin do të mblidhen gjatë evenimentit të përkrahur nga OSBE që do të mbahet në Shkup më 13 tetor.
 
Nxënësit, të cilët kanë përfituar nga grantet e Fondit i Ndërtojmë urat, do të marrin pjesë nëpërmjet këngëve, shfaqjeve teatrore, aktiviteteve sportive dhe vallëzimeve.
Artistët muzikor Toni Zen me Fleka Band, si dhe Kanita Suma do të performojnë gjatë këtij evenimenti.
 
Me këtë rast, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Clemens Koja, do t’iu drejtohen të pranishmëve.
 
Të gjitha mediat janë të ftuar të marrin pjesë në këtë eveniment, që do të mbahet në vendin e quajtur ‘Shkollka’ në Parkun e Qytetit në Shkup, të shtunën, më 13 tetor 2018, duke filluar nga ora 12:00.

© ZHURNAL 11.10.2018, 12:41 | Xh.I. | 1,971 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."