ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Ivanov me rastin e "11 tetorit": Ta ruajmë këtë tokë, është gjithçka që kemi

Shkup, 11 tetor - Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

"Kryengritja e armatosur kundër pushtuesit fashist, që filloi më 11 Tetor 1941, na solli lirinë dhe realizimin e ëndrrës së formimit të shtetit të Maqedonisë. Rruga drejt fitores përfundimtare nëpërmjet Luftës për çlirimin e popullit, e mbushur plot me vuajtje dhe heroizëm, na dha një vend në anën e drejtësisë dhe njerëzimit. Lufta për liri mori shumë viktima para të cilëve përkulemi sot dhe veprën e të cilëve ne e festojmë", thotë Ivanov në urim.

Prandaj sot, siç thekson presidenti i Maqedonisë, 11 Tetori është më shumë se festë shtetërore, është realizim i idealit për liri dhe drejtësi. Në këtë ditë festohet sakrifica dhe vendosmëria e popullit të Maqedonisë për liri dhe për krijimin e shtetit të pavarur. Ky ideal na udhëheq edhe sot në realizimin e të tashmes më të mirë dhe për të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë festë të madhe, edhe njëherë, porosit presidenti Ivanov ta përkujtojmë amanetin të cilin na e lanë paraardhësit tanë, që me dinjitet dhe krenari ta ruajmë këtë tokë pasi është gjithçka që kemi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2018, 11:31  | Xh.I. | 1,244 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | Xh.I. | 107 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.