Shekerinska: Qeveria nuk dëshiron të jetë as prokurorë as gjykatës, askush nuk është mbi ligjin
maqedonia
Shekerinska: Qeveria nuk dëshiron të jetë as prokurorë as gjykatës, askush nuk është mbi ligjin

Shekerinska: Qeveria nuk dëshiron të jetë as prokurorë as gjykatës, askush nuk është mbi ligjin

Shkup, 11 tetor - Funksionimi i shtetit të së drejtës do të thotë se askush nuk është mbi ligjin, por sundimi i së drejtës gjithashtu do të thotë se procedurat do të definojnë nëse dikush është përgjegjës apo jo. Si Qeveri treguam se nuk do të ndërhyjmë në punën e organeve të cilat patjetër duhet të jenë të pavarura. Po dëshmohet edhe njëher se në këtë shtet të gjithë ne do të jemi të barabartë para ligjit.

Kështu sot ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë se nëse do të thërrasin zv/Kryeministrin Bujar Osmani në përgjegjësi, emër i cili përmendet në hetimet e Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Zhurnal.

"Që nga fillimi i mandatit të kësaj Qeverie treguam se do të mbahemi në rregullin se nuk do të përzihemi në punët e prokurorive, por as të gjyqësorit dhe kjo dje u dëshmua se është e vërtet dhe se nuk janë vetëm fjalë boshe. Zv/Kryeministri Bujar Osmani pati deklaratë për opinionin dhe tha se i përshëndetë hetimet dhe se nuk ka pse të friksohet", ka theksuar Shekerinska.

© ZHURNAL 11.10.2018, 11:11 | Xh.I. | 865 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."