ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Vezët e Maqedonisë me çmim më të mirë se ato greke, bullgare dhe polake

Shkup, 11 tetor - Vetëm pesë ferma nga Maqedonia (nga Gostivari, Shkupi, Gjevgjelia, Negotina dhe Resnja) eksportojnë vezë në tregjet e Bashkimit Evropian. Plasmani është i vazhdueshëm dhe realizohet kryesisht në Kroaci, Bullgari dhe Greqi.

Vendi tani për tani disponon me rreth 1,1 - 1,2 milionë pula në prodhim intensiv, të fermave, ku produksioni i vezëve nrenda ditës arrin përafërsisht një milion, ndërsa edhe një milion pula janër egjistruar tek ekonomitë individuale bujqësore ku kultivimi është ekstenziv, i lirë, dhe produksioni i vezëve është diçka më i vogël.

"Produksioni ditor në prodhimin intenziv arrin rreth një milion vezë, ndërsa në atë ekstenziv diçka më pak, që ështl tërësisht mjaftueshëm për tregun vendor. Mbeten sasi edhe për eksport. Maqedonia është në listën e vendeve për eksport të vezëve në BE. I përmbushë të gjitha parametrat e sigurisë dhe cilësisë. Pesë objekte gjithsejt janër egjistruar për eksport në EB dhe ato vazhdimisht eksportojnë", thotë për MIA-n, drejtori i fermës për prodhimin e vezëve "Vezë Sharri", Abdulezel Dogani.

Sipas tij, deri në gusht, çmimi mesatar i vezëve ishte i mirë, rreth pesë denarë, ndërsa në shtator - tetor diçka më i dobët, katër deri 4,5 denarë, që ështëe zakonshme për shkak të blerjes së drunjve për ngrohje, turshive, ajvarit, fillimit të vitit shkollor,...

"Me çmimin e vezëve jemi diku nga mesi në tregun evropian. Nuk jemi as në mesin e më të lirëve, as të atyre më të shtrenjtëve. Në Greqi, Bullgari dhe Poloni vezët tani për tani janë më të lira se tek ne, arrijnë 3,5  - 4 denarë", thekson Dogani.

"Vezë Sharri" nesër do t'i bashkangjitet shënimit të Ditës botërore të vezës, 12 tetorit, me dy ngjarje. Do të dhurojë vezë në kopshtet e fëmijëve me nevoja të posaçme në Tetovë dhe Gostivar, si dhe në SOS Fshatin e Fëmijëve. Fëmijët, siç informoi Dogani, i cili është edhe mjek veterinar, do të kenë mundësi të dëgjojnë diçka më tepër për përfitimet nga ushqimi me vezë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2018, 10:08  | Xh.I. | 1,194 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | Xh.I. | 90 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.