VMRO-DPMNE: Zaev nuk ka mbështetje nga qytetarët për politikat e tij
maqedonia
VMRO-DPMNE: Zaev nuk ka mbështetje nga qytetarët për politikat e tij

VMRO-DPMNE: Zaev nuk ka mbështetje nga qytetarët për politikat e tij

Shkup, 11 tetor - Partia më e madhe në opozitë VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thonë se tani Zoran Zaev nuk duhet të pyet "çfarë të bëjmë tani", por duhet ta respekton vullnetin e qytetarëve, transmeton Zhurnal.

"Vet pranoi se vendimi të cilin e vendosi në referendum nuk u pranua nga qytetarët dhe për këtë shkak ai duhet të përkulet para popullit maqedonas dhe të heqë dorë nga qëllimet për fshirje të emrit, identitetit, historisë, traditës dhe kulturës. Në vend që të bëj pyetje, Zaev duhet të merr përgjegjësi për milionat e harxhuar për referendumin në të cilën qytetarët i thanë se nuk i mbështesin politikat e tij antishtetërore", kanë theksuar nga VMRO-DPMNE.

© ZHURNAL 11.10.2018, 10:36 | Xh.I. | 1,164 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."