Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë
« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Harxhimet jetësore në gusht më të mëdha për 1,9 përqind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,1 përqind
harxhime.jpg

Shkup, 7 shtator- Harxhimet e jetës në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, kanë qenë më të mëdha për 1,9 përqind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,1 përqind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në krahasim me korrikun e këtij viti, megjithatë, harxhimet e jetës shënojnë rritje prej 0,4 përqind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,9 përqind.  

Rritje e vlerave të harxhimeve të jetesës në gusht të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç te patatet për 5,3 përqind, pemët e ngrira për 1,6 përqind, mishin e thatë, të kriposur dhe të tymosur për 1,5 përqind, mishi për 0,9 përqind, përpunimet e tjera nga mishi për 0,6 përqind, djathi dhe gjiza, vaji dhe yndyrat, frutat e freskëta për 0,5 përqind, qumështi për 0,4 përqind, peshku dhe frutat e detit për 0,2 përqind.

Në gusht, gjithashtu, rritje të indekseve të harxhimeve të jetës u evidentuan edhe te transporti ajror i udhëtarëve për 21,7 përqind, shërbimet spitalore për 5,7 përqind, biçikletat për 4,9 përqind, gazi për amvisëritë për 3,8 përqind, derivatet për amvisëri dhe mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të amvisërive për 2,7 përqind. Rritje ka edhe te shërbimet për rekreacion dhe sport për 1,7 përqind, kopshtet, lulet dhe bimët për 1,5 përqind...

Zvogëlime të harxhimeve të jetesës janë vërejtur tek frutat e freskëta për 2,5 përqind, orizi për 1,4 përqind dhe drithërat e tjera dhe vezët për 1,2 përqind, perimet e thata, perimet e tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0,9 përqind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata 0,7 përqind. Zvogëlim ka edhe në ngrohjen qendrore të amvisërive për 2,5 përqind, veshmbathjet për 2,2 përqind, mobiljet për amvisëri, lodrat për 0,6 përqind, shërbimet stomatologjike për 0,4 përqind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.09.2017, 13:16  | L.E. | 846 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
Ahmeti në Kosovë në 10 vjetorin e pavarësisë
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO
Mbani një gotë ujë afër, mund të alivanoseni nga këto të pasme më të mira në planet
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.