« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Ademi reagon ndaj deklaratës të Ish-Ambasadorit Çejku » Mirë që fati i shqiptarëve nuk mvaret nga "vizionet" e Çejkut se po të ishe ashtu na ..
"OVL UÇK" e Kosovës do të shënojë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Maqedoni
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qeveri stacionesh

Shkruan: Adrian Gjoshi

AKR la LA. U bashkua me PAN pas ndarjes me LDK-në dhe Alternativën, me të cilët dukej se ka krijuar një lidhje të fortë, e që doli të ishte një 'lidhje prej rëre'. Deklarata, rrjedhje informatash për ndërrime qëndrimesh, kampusesh dhe demantime; një maratonë topitëse për qytetarë. Edhe vetë disa deputetë dukeshin të trallisur, sikur s’dinin çfarë po ndodhë. Në anën tjetër, kosovarët vazhdojnë të jenë të stacionuar, të vendosur në Kosovë pa liberalizim vizash dhe pa të ardhme, duke kërkuar shpëtim përmes stacioneve të autobusëve. Por diçka ishte e qartë: partitë politike s’mund të bashkoheshin pa procesin e ndarjes. Pa ndarë ministritë të cilat do t’i udhëheqnin drejtë zhvatjes dhe pa ndryshim në kompozicionin e kampuseve. Për më tepër, i gjithë ky prolongim i një marrëveshje politike ngjau pikërisht për shkak të kërkesave për sasinë dhë cilësinë e hiseve në qeverisje. Polarizim i rrejshëm politik, siç janë të rrejshëm edhe vetë drejtuesit dhe shumica nga anëtarët e partive politike në Kosovë. Deklarativisht kanë inat dhe e urrejnë njëri-tjetrin për vdekje; por kur u del përpara ‘torta e pushtetit’ duket se i harrojnë të gjitha. Çka sjell kjo qeveri? Kjo qeveri sjell qeverisje jetëshkurtër me pasoja afatgjata. Do të jetë qeveria më e brishtë e mundshme që do të përcillet me obstruksione dhe tensione të ashpra politike. Kjo qeveri sjell gjithçka për nënshkruesit e marrëveshjes dhe asgjë për qytetarët. Duke pasur numra pothuajse të barabartë, meqë pozita mezi përbën shumicën absolute, pozita dhe opozita kanë gravitet dhe kapacitet të njëjtë politik. Për më tepër, në këtë qeveri, Serbia përmes Lista Srpska do të ketë ndikimin më të madh formalojuridik në Kosovë pas luftës. Çka na heqë kjo qeveri? Kjo qeveri na heqë përfundimisht shpresën se në Kosovë do të ketë drejtësi e mirëqenie. Nuk shkuan disa orë pas marrëveshjes politike në mes të PAN dhe AKR dhe stacioni i autobusëve e kthej turmën e turpshme. Kosova është kthyer në një vend të pashpresë; dhe rrjedhimisht lokacione të tilla dhunshëm kërkojnë dislokim. Çka thanë qytetarët me 11 qershor? Njerëz që deri tash nga pushtetet janë konsideruar si grigjë delesh, në zgjedhjet e fundit parlamentare dhanë një mesazh të qartë ndaj atyre që kanë udhëhequr deri tash: Jeni të padëshirueshëm!

 06.09.2017, 15:26  | Z.H. | 1,384 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
Vildane Zeneli shkëmben puthje me një person të afërt me motrat Jenner e Kardashian
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.