« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Disa përmendore nga "Shkupi 2014" dëshmi materiale të mundshme në procedurat
Kumbaro: Nga pikëpamja e kulturës, Shqipëria është më afër se kurrë me Maqedoninë
UT: Përgënjeshtrojmë spekulimet, vijojnë angazhimet institucionale në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë
99468488.jpg

Tetovë, 26 shtator - Pas përfundimit të procesit të regjistrimit të studentëve të rinj në vitin akademik 2017 / 2018, Universiteti i Tetovës, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rektoratit e ka diskutuar situatën e krijuar në programet studimore të disperzuara në qytetet e RM-së.

"Me qëllim të evitimit të të gjitha spekulimeve dhe paqartësive, që po përhapen në opinionin publik, i njoftojmë studentët tanë, prindërit e tyre dhe mbarë opinionin publik se, udhëheqësia e Universitetit vijon angazhimet e saja institucionale për organizimin e studimeve të disperzuara në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë", thuhet në kumtesën e UT-së. 

Ne besojmë se, shtohet më tej, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, do ta respektojë Vendimin e saj për të mbështetur financiarisht procesin arsimor në qytetet ku zhvillohen studimet e disperzuara, dhe në këtë drejtim, Universiteti i Tetovës, duke e parë si të domosdoshëm shkollimin e gjeneratave të reja, edhe përkundër vështirësive të mëdha financiare dhe infrastrukturore, ka bërë ç'është e mundur që studimet e lartpërmendura ta ruajnë vazhdimësinë e tyre dhe të njëjtat të mbeten prioritet dhe atribut akademik dhe kombëtar.

Këshilli i Rektoratit i UT-së, në funksion të këtij qëllimi, në bazë të Konkursit për regjistrim, ka vendosur që procesi mësimoro – shkencor do të vijojë të zhvillohet edhe në studimet e disperzuara në qytetin e Shkupit dhe të Kërçovës, në drejtimet studimore që është formuar grupi, përkatësisht është plotësuar numri i nevojshëm mbi 20 studentë.

Stafi drejtues i Universitetit të Tetovës, thuhet në kumtesë, është i përkushtuar në përmbushjen e kërkesave të të gjithë studentëve pa dallim, gjithmonë duke e respektuar Statutin e Universitetit, rregulloret e punës dhe Ligjin për arsimin e lartë në vendin tonë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 18:12  | T.E. | 1,953 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
Edhe pas 200 ditësh qeverisjeje, gjuha shqipe ende jo zyrtare
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.