« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Disa përmendore nga "Shkupi 2014" dëshmi materiale të mundshme në procedurat
Kumbaro: Nga pikëpamja e kulturës, Shqipëria është më afër se kurrë me Maqedoninë
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
ismet-ramadani-640x360.jpg

Shkup, 26 shtator - Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shumë gjëra dhe elemente të ndryshme po paraqiten deri më tani, një gjë është befasuese ku LSDM-ja billbordet  po i prezanton, edhe në gjuhën shqipe, gjë  që më herët nuk kishte ndodhur. Për ta komentuar këtë zhvillim të fundit ndoshta edhe befasues, kemi kontaktuar analistin politik Ismet Ramadanin  i cili për Zhurnal thekson se këtë që po e bënë me përdorimin e gjuhës shqipe nëpër billborde dhe fletushka LSDM-ja në një mënyrë po sjell një frymë të re në raportet ndërnacionale me respektimin e Gjuhës Shqipe. 

"Mendoj se nuk duhet të shpekulohet n’kuptimin se çfarë fshihet pas asaj por është me rëndësi se është marrë definitivisht guximi nga një parti politike maqedonase  që edhe gjuha Shqipe pra të ketë vend në fushatën parazgjedhore”, thotë Ramadani.  

Poashtu ai këto hapa të partisë në fjalë, që më herët nuk ishin prezente edhe në lagjet, dhe rrugët shqiptare i parasheh si frymë që e relakson më shumë mendimin e përgjithshëm të trupit elektoral tek partitë maqedonase, si dhe e përshendet në tërësi këtë nismë e veçmas rezikun që e kanë marrë si parti politike në këtë drejtim për gjuhën shqipe.

Më tej Ramadani thotë se edhe kjo dalë ngadalë pra do të krijon një ambient ma relaksues në shoqërinë maqedonase.  

"Është e vërtetë se ktu udhheqësia e LSDM-së në krye me Zoran Zaev merr edhe një guxim, nkuptimin që këtë mund ta keqpërdorë VMRO-DPMNE, por definitivisht duhet vlerësuar një punë se, nëse Zoran Zaev nuk dallon nga Nikolla Gruevski në këtë drejtim atëherë çfarë do të ishte alternativa tjetër, andaj edhe në këtë rast mendoj që duhet përshëndetur një hap i tillë”, ka përfunduar për Zhurnal, analisti politik Ismet Ramadani.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 13:14  | I.XH | 8,603 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
Edhe pas 200 ditësh qeverisjeje, gjuha shqipe ende jo zyrtare
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.